Trajnimi dhe provimi për drejtorë

Qëllimi kryesor i trajnimit për drejtorë në Qendrën Shtetërore të Provimeve është aftësimi profesional i drejtorëve  për organizimin e suksesshëm, menaxhimin  dhe administrimin  e punës në shkollë.

Me pavarësimin e Qendrës Shtetërore të Provimeve në nëntor të vitit 2009, përskaj të gjitha aktiviteteve të tjera nxitimthi filluan aktivitetet rreth përgatitjes për trajnim dhe provim për drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë. Konform Ligjit për Qendrën Shtetërore të Provimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.142/08, 148/09, 41/14, 55/16, 142/16 dhe 64/18) për herë të parë në nëntor të vitit 2010 në Qendrën Shtetërore të Provimeve filloi të realizohet trajnimi për drejtorë, kurse në mars të vitit 2011 filloi trajnimi për drejtorë të shkollave të mesme publike.

 

Nga 01.10.2016 e deri më sot, trajnimi dhe provimi për drejtorë realizohet konform Ligjit për trajnim dhe provimit për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur civil për mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10/15, 145/15, 192/15, 30/16, 120/18 dhe 140/18).

 

Trajnimi elementar realizohet konform Programit nëpërmjet 6 moduleve si më poshtë:

  • Zbatimi i teknologjisë informatike-kompjuterike gjatë menaxhimit në arsim;
  • Teoria e organizimit;
  • Njerëzit në organizim;
  • Drejtori si udhëheqës pedagogjik;
  • Legjislacioni;
  • Financat.

 

Për secilin modul, kandidatët përgatisin dhe prezantojnë punimin e tyre seminarik para grupit dhe trajnuesit.

Të drejtën për dhënien e provimit e fiton kandidati i cili me sukses  ka kryer trajnimin elementar për drejtor dhe ka kaluar testin psikologjik dhe testin e integritetit, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se dy vjet.

 

Provimi për drejtor përbëhet nga tre pjesë:

  • verifikimi praktik i shkathtësive kompjuterike (zgjat 60 min);
  • verifikimi i aftësive për zbatimin e diturive teorike (60 min);
  • prezantimi dhe mbrojtja e punimit seminarik përfundimtar (30 min).

 

Regjistri i drejtorëve

Ligji për trajnim dhe provimin për drejtorëProgrami për trajnimin dhe provimin për drejtorë

Udhërëfyes për trajnimin dhe provimin për drejtorë-i ri
Doracak

Çmimore për trajnimin dhe provimin për drejtorë

 

Trajnimi për drejtorë

Fletë-aplikimi për trajnim

Fletë-aplikimi për trajnim mk-shq.

Fletëpagesë-shembull

Deklaratë

Deklaratë mk-shq.

 

Provimi për drejtorë

Fletëparaqitje për provim

Fletëparaqitje për provim mk-shq.

Fletëpagesë-shembull

Pyetje për pjesën e dytë të provimit për drejtorë

 

Rinovimi i certifikatës

Kërkesë për rinovimin e certifikatës për drejtor

Kërkesë për rinovimin e certifikatës për drejtor mk-shq.

Fletëparaqitje për provim-2

Fletëparaqitje për provim-2 mk-shq

Fletëpagesë-shembull

Deklaratë

Deklaratë mk-shq.

Pyetje për pjesën e dytë të provimit për drejtorë

 

Lëshimi i certifikatës

Fletëpagesë-shembull

 

Тrajnim të avancuar për drejtor

Programi për trajnime të avancuara të drejtorëve
Temat e trajnimit të avancuar për drejtorët për vitin akademik 2023/2024

 

Lëshimi i dublikatës së certifikatës

Kërkesë për lëshimin e dublikatës së certifikatës për drejtor shkolle
Kërkesë për lëshimin e dublikatës së certifikatës për drejtor shkolle-shq
Lëshimi i dublikatës së certifikatës për drejtor shkolle
Lëshimi i dublikatës së certifikatës për drejtor shkolle shq