PIRLS
PIRLS – (Progress in Internacional Reading Literacy Study) është një studim ndërkombëtar i vlerësimit të aftësive të nxënësve nga mosha 9-10 vjeç mbi lexim-kuptimin. Studimi është i
fokusuar në tri aspekte lidhur me leximin:
procesi i të kuptuarit;
qëllimet përse nxënësit lexojnë;
shprehitë dhe qëndrimet rreth të lexuarit.
Përmes pyetësorëve për nxënës, mësimdhënës dhe drejtorë fitohen rezultate rreth asaj se si mjedisi kulturor, praktika mësimore, qëllimet e programeve mësimore dhe rregullimi sistemor i arsimit ndikojnë në arritjet e nxënësve.
Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve në Arsim (IEA – International Association for the Evaluation of Educational Achievement) është organizatori kryesor i
TIMSS, ndërsa aktivitetet menaxhohen nga Qendra e Studimeve Ndërkombëtare në Boston (International Study Center, ISC).
Vendi jonë ka marrë pjesë në këto cikle të matjeve:
PIRLS 2001;
PIRLS 2006.
Në vijim e sipër është përgatitja dhe realizimi i PIRLS 2021 në të cilën përveç vendit tonë marrin pjesë rreth 50 vende nga e gjithë bota.