Testimi shtetëror

KONCEPTI I TESTIMIT SHTETËROR NË ARSIMIN FILLOR

Bazuar në Ligjin për arsimin fillor, neni 133 paragrafi 5 (“Gazeta Zyrtare e RMV, nr. 161 nga 05.8.2019) me Vendimin nr. 18-5737/1 nga 12.6.2020, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Arbër
Ademi, miratoi “Konceptin për Testimin Shtetëror”, të propozuar nga Qendra Shtetërore e Provimeve. “Koncepti për Testimin Shtetëror” është dokument strategjik në të cilin, karakteristikat e testimit shtetëror janë përcaktuar si pjesë e politikës arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, qëllimet kryesore të së cilit janë përmirësimi i cilësisë dhe rritja e efikasitetit në arsim.

Koncepti përshkruan në detaje:
– objektivat e testimit shtetëror;
– arsyet për implementimin e testimit shtetëror;
– karakteristikat e përgjithshme të testimeve në përmasa të mëdha;
– parametrat kryesorë të dizajnit;
– mënyrën e organizimit dhe realizimit të testimit;
– mënyrën e raportimit të rezultateve;
– roli i të gjitha subjekteve të përfshira;
– afati kohor i zbatimit.

Qëllimi kryesor i testimit shtetëror është duke përdorur procedura dhe instrumente të standardizuara, të ofrojë të dhëna objektive dhe të besueshme për realizimin e standardeve të arritjeve të nxënësve për fushat dhe lëndët mësimore me rëndësi të veçantë gjatë arsimit fillor. Të dhëna të tilla do të dëshmojnë për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave arsimore në RMV në drejtim të arritjes së standardeve moderne botërore në arsim.

Koncepti i testimit shtetërorë në arsimin fillorë 2020