Vlerësimi nacional

Vlerësimi nacional i arritjeve të nxënësve të shkollave fillore është matje eksterne, që siguron të dhëna valide për diturinë dhe aftësinë e nxënësve në mbarim të mësimit klasor dhe lëndor, si dhe faktorët që ndikojnë në rezultate. Në Republikën e Maqedonisë deri më tani vlerësimi nacional është zbatuar vetëm si projekt.
Vlerësimi i parë nacional i arritjeve në fund të mësimit klasor në vendin tonë është realizuar në vitin 2001, si pjesë e projektit Vlerësimi dhe provimet në Maqedoni. Në këtë testim ishin të përfshira lëndët mësimore: gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe dhe matematikë. Për rezultatet e këtij testimi në vitin 2002 është publikuar raport.
Po ashtu, janë vendosur dhe publikuar standardet për arritjet e nxënësve të mësimit klasor nga lëndët: gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe dhe matematikë.
Standardet e arritjeve të nxënësve në fund të mësimit klasor/lëndor janë përcaktuar nëpërmjet përshkrimit të cilësisë dhe sasisë së diturisë dhe nëpërmjet pritshmërisë për numrin e nxënësve që duhet t’i arrijnë. Në vlerësimin nacional janë përcaktuar tre nivele të arritjeve: standardi minimal (90%), standardi i mjaftueshëm (75%) dhe standardi i lartë (10%). Në maj të vitit 2006 për herë të parë u bë matja e diturive dhe aftësive në lëndët natyra dhe shoqëria në klasën e katërt. Raporti për rezultatet e arritura të nxënësve është publikuar në vitin 2007.
Vlerësimi nacional i arritjeve të nxënësve të klasës së VIII për herë të parë është zbatuar në maj të vitit 2006 për lëndët: gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe dhe matematikë.
Raporti për rezultatet e arritura të nxënësve është publikuar në vitin 2007.