PISA

PISA (Programe for International Student Assessment) është një studim ndërkombëtar që bën matjen e aftësive, diturive dhe shkathtësive të nxënësve në zbatimin e asaj që kanë mësuar në shkollë në situata nga jeta në përfundim të arsimit të detyrueshëm të moshës 15 vjeçare kryesisht në tri sfera:

· kompetencë në lexim-kuptim – dhe qasje kritike në leximin e materialeve të shkruara;

· kompetencë matematikore-lexim, interpretim dhe zgjidhje të problemit të dhënë me organizimin dhe shpjegimin e informatave të dhëna si dhe përzgjedhja e metodës së zgjidhjes;

· kompetencë nga shkencat natyrore – të dalluarit e pyetjeve shkencore, shfrytëzimi i diturive shkencore, identifikimi i përmbajtjes në hulumtimet shkencore dhe lidhja e të dhënave shkencore me fakte dhe përfundime.

PISA është programi i vazhdueshëm ciklik që jep pasqyrën e politikave dhe praktikave arsimore dhe ndihmon në ndjekjen e prirjeve në përfitimin e diturive dhe shkathtësive tek nxënësit e të njëjtës moshë në vende të ndryshme dhe nëngrupe të ndryshme demografike në çdo vend.

Ky vlerësim nuk verifikon vetëm se a mund nxënësit të riprodhojnë diturinë e tyre, por hulumton edhe sa mirë mund ta shfrytëzojnë diturinë e tyre nga ajo që kanë mësuar dhe sa mund ta zbatojnë atë dituri në situata të panjohura, në shkollë dhe jashtë saj.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve – PISA organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OESD – Organization for Economik Co-operation and Development).

Vendi ynë ka marrë pjesë në ciklet vijues të matjeve:

PISAPlus 2000
PISA 2015
PISA 2018

SHEMBUJ DETYRASH INTERAKTIVE TË PISA