dic

April 24, 2018

PISA 2018 testimi kryesor

Nga 23 deri më 27 prill 2018 në të gjitha shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë do të realizohet testimi  PISA 2018, studim ndërkombëtar, në një ekzemplar prej rreth 5500 nxënësish në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
PISA është studim ndërkombëtar i cili bën matjen e aftësive dhe diturive të nxënësve se sa janë të përgatitur për të hyrë në jetë dhe vazhduar arsimimin, duke përfshi edhe procesin  e  tregut  të punës në moshën 15 vjeçare në tri fusha:

–        kompetencë për lexim-kuptim,

–        kompetencë matematikore dhe

–        kompetencë në shkencat natyrore.

Secili nxënës  zgjidh një test dhe plotëson pyetësorin. Instrumentat janë të njëjta për të gjtha vendet pjesëmarrëse në studim.
Procedurat e zbatimit të studimit janë të definuara nga ana e OECD-së dhe janë të  njëjta për të gjitha vendet që marrin pjesë në testim. Realizues i studimit në Republikën e Maqedonisë është Qendra Shtetërore e Provimeve.

Risi
About admin