dic

June 1, 2022

REALIZOHET ME SUKSES DITA E PARË E TESTIMIT SHTETËROR NË KLASËN E TRETË

Qendra Shtetërore e Provimeve, së bashku me nxënësit dhe bashkëpunëtorët nga 120 shkolla fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot me sukses e realizuan ditën e parë të testimit kryesor në klasën e tretë në kuadër të Testimit Shtetëror. Në testim morën pjesë rreth 4200 nxënës të cilët zgjidhnin teste nga lëndët mësimore gjuhë maqedonase ose gjuhë shqipe. Në fillim të testimit shtetëror në SHF “26 Korriku” në Shuto Orizare morën pjesë edhe Jeton Shaqiri, ministër i arsimit dhe shkencës, Elizabeta Naumovska, drejtore e Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe Dritan Ademi, zëvendës-drejtor i Qendrës Shtetërore të Provimeve.

https://mon.gov.mk/al/content/?id=4770

Risi
About Artan Abdulla