dic

December 7, 2020

Konferencë shtypi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve për testimet PIRLS 2021 dhe PISA 2021

press

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qendrën Shtetërore të Provimeve më 07.12.2020 mbajti një konferencë shtypi në temë analizë e thelluar e rezultateve nga studimi ndërkombëtar PISA 2018 dhe njëkohësisht informoi mbi përgatitjet për testimet vijues PIRLS 2021 dhe PISA 2021.
Në pres konferencë foli ministri i arsimit dhe shkencës, z-nja Milla Carovska. Ajo potencoi se me përkushtim dhe aktivisht po punohet me mësimdhënësit, nxënësit dhe me drejtorët e shkollave të cilët janë çelësi deri te suksesi, me qëllim që të përmirësohen rezultatet e testimeve ndërkombëtare të testimit-provues PISA në vitin 2021 dhe të testimit kryesor për PIRLS i cili po ashtu realizohet vitin e ardhshëm. Drejtori i Qendrës Shtetërore të Provimeve, z-nja Elizabeta Naumovska tha se Qendra Shtetërore e Provimeve është institucion i cili po realizon vlerësime të jashtme të arritjeve të nxënësve dhe sipas saj testimet ndërkombëtare janë një nga treguesit referentë të cilësisë së arsimit. Beti Llameva prezantoi rezultatet nga analiza e bërë nga PISA 2018 dhe informoi rreth përgatitjeve që po ndërmerren rreth testimit kryesor PIRLS dhe testimit provues PISA në vitin e ardhshëm. Ajo tha se reformat në arsim janë të orientuara nga nxitja e nxënësve ndaj të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve, të zbatojnë njohuri në situata reale, si dhe ndaj forcimit të aktiviteteve jashtëmësimore që ndjeshëm ndikojnë ndaj arritjeve të nxënësve dhe të dijeve të tyre të përhershme.
Në linkun në vijim mund të shikoni prezantimin nga konferenca e shtypit.
https://dic.edu.mk/wp-content/uploads/2020/12/RSM-vo-PISA-i-PIRLS-1.pdf

Risi
About Artan Abdulla