dic

December 23, 2025

Trajnimi i organizuar nga Qendra Shtetërore e Provimeve

Më 16 dhjetor 2025, në hotelin Holiday Inn – Shkup, Qendra Shtetërore e Provimeve organizoi një trajnim me temën: “Interpretimi dhe analiza e të dhënave nga NAP për mbështetjen e politikave arsimore”.

Në ngjarje morën pjesë këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, si dhe nga Qendra Shtetërore e Provimeve.

Qëllimi i trajnimit ishte të forcoheshin kapacitetet për përdorimin e të dhënave nga Vlerësimi Nacional i Arritjeve (NAP) në proceset e analizës, planifikimit dhe zbatimit të politikave arsimore.

Në kuadër të një pune interaktive grupore, pjesëmarrësit përgatitën propozime masash për avancimin e cilësisë së mësimdhënies dhe përmirësimin e arritjeve të nxënësve, me ç’rast u propozuan zgjidhje sistematike për të gjithë faktorët e interesuar (MASh, BZHA, ISHA, shkollat).

Trajnimi përfaqësoi një hap domethënës drejt avancimit të sistemit arsimor në RMV.

Risi
About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *