Sot (12.10.2022) në Shkup filloi trajnimi katërditor “Hyrje në testimin shtetëror” në kuadër të Projektit “Zhvillimi dhe implementimi i testimit shtetëror në arsimin fillor në RMV”. Trajnimin e udhëheqin ekspertët ndërkombëtar Jose Nojons dhe Zhaneta Xhumhur, në mbështetje të këshilltarëve të Qendrës Shtetërore të Provimeve, ndërsa në të marrin pjesë 50 mësimdhënës dhe profesorë nga të gjitha nivelet e arsimit (fillor, të mesëm dhe të lartë).
Në ditën e parë në trajnim pjesëmarrësit patën mundësi që detajisht të njihen me: karakteristikat e përgjithshme të testimeve shtetërore dhe me shembuj nga vende të ndryshme, Konceptin për testimin shtetëror në arsimin fillor në RMV, mënyrën e realizimit të paratestimit në vitin shkollor 2021/2022 në klasën III dhe zhvillimin e kornizave për vlerësim për gjuhën amtare (gjuhë maqedonase dhe gjuhë shqipe) dhe matematikë në klasën III. Në tri ditët e ardhshme të trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi t’i avancojnë dijenitë e tyre për krijimin e detyrave të standardizuara me udhëzime për vlerësim dhe dizajnimin e testeve të standardizuara për gjuhë amtare (gjuhë maqedonase dhe gjuhë shqipe) dhe matematikë (në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe).
Projekti “Zhvillimi dhe implementimi i testimit shtetëror në arsimin fillor në RMV” është pjesë e Projektit më të gjerësishëm “Avancimi i arsimit fillor në RMV” të cilin e realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në mbështetje të Bankës Botërore.