dic

November 13, 2023

NJOFTIM PËR REALIZIMIN E TRAJNIMIT TË AVANCUAR

Në bazë të Ligjit për trajnimin dhe provimin e drejtorëve të shkollave fillore, shkollave të mesme, konvikteve të nxënësve dhe universiteteve të hapura civile për mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10/2015, 145/2015, 192/2015, 30/2016, 120/2018 dhe 140/2018), çdo drejtor shkolle që ka dhënë provimin e drejtorit është i detyruar të ndjekë trajnime të avancuara. Drejtorët kanë pasur të drejtë të zgjedhin katër trajnime për vitin shkollor 2023/2024.

Më 11 dhe 12 nëntor 2023 në Shkup, Qendra Shtetërore e Provimeve për herë të parë filloi me realizimin e trajnimeve të avancuara për drejtorë, përkatësisht dy trajnime në fushën e financave dhe një trajnim në fushat e inkuadrimit të kuadrit mësimor në procesin arsimor dhe kompetencë digjitale. Në trajnime të pranishëm ishin 85 drejtorë shkollash.

Në trajnime, nga trajnuesit u ofruan informacione të dobishme nga fushat dhe u diskutuan shembuj nga praktika shkollore. Ushtrimet praktike dhe shembujt mundësuan shkëmbimin e përvojave dhe zgjidhjen e shumë sfidave dhe dilemave me të cilat ballafaqohen drejtorët. Pjesëmarrësit morën pjesë aktive në secilin segment të trajnimit.

Sipas listave të vlerësimit të trajnimit, dëgjuesit u shprehën të kënaqur, dhe trajnimi dhe trajnuesit u vlerësuan me nota më të larta.

QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE

Напредна Обука

Напредна Обука

Напредна Обука


Напредна Обука

Напредна Обука

Напредна Обука

Risi
About Artan Abdulla