Në bazë të nenit 13 paragrafi 1 të Ligjit për Qendrën Shtetërore të Provimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/08, 148/09, 41/14, 55/16, 142/16 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 59/25) dhe nenit 5 paragrafi 1 të Rregullores për mënyrën, procedurën dhe kriteret për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Qendrës Shtetërore të Provimeve, nr. 01-440/3 nga 28.12.2022, nr. 01-176/3 nga 1.3.2023, nr. 01-197/3 nga 15.04.2024, nr. 01-109/3 nga 11.02.2025, nr. 01-157/4 nga 25.3.2025 dhe nr. 01-121/3 nga 9.2.2026 dhe nr. 01-181/2 nga 24.3.2026 në lidhje me nenin 2 paragrafi 15 të Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 161/19), Rregulloren për programin për dhënien e provimit profesional të mësimdhënësit – praktikant dhe bashkëpunëtor profesional – praktikant dhe mënyrën e realizimit të provimit profesional (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 121/20), Qendra Shtetërore e Provimeve shpall
KONKURS PUBLIK
për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm – kryetarë dhe zëvendëskryetarë të komisioneve profesionale për zhvillimin e provimit të praktikantit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional nga shkollat fillore dhe të mesme
I. Qendra Shtetërore e Provimeve shpall konkurs publik për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm – kryetarë dhe zëvendëskryetarë të komisioneve profesionale për zhvillimin e provimit të praktikantit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional nga shkollat fillore dhe të mesme, për:
1) Gjuhë turke, Gjuhë dhe letërsi turke – 1 (një) bashkëpunëtor të jashtëm për mësim në gjuhën turke (zëvendëskryetar);
2) Gjuhë dhe kulturë serbe, rome, boshnjake dhe vllehe – 2 (dy) bashkëpunëtor të jashtëm të për mësim në gjuhën serbe/rome/boshnjake dhe vlllehe;
3) Mësimdhënës të mësimit klasorë në gjuhën turke – 1 (një) bashkëpunëtor i jashtëm për mësim në gjuhën turke (zëvendëskryetar);
4) Fizikë – 1 (një) bashkëpunëtor të jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
5) Arsim teknik – 1 (një) bashkëpunëtor të jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
6) Profesioni/Sektori: Shëndetësor/Shëndetësi dhe Mbrojtje sociale dhe promovimi i shëndetit publik – 1 (një) bashkëpunëtor i jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
7) Profesioni/Sektori: Hotelieri-turizëm/Hotelieri dhe turizëm – 1 (një) bashkëpunëtorë i jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
8) Profesioni/Sektori: Kimiko-teknologjike/Kimi dhe teknologji – 1 (një) bashkëpunëtorë të jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
9) Profesioni/Sektori: Tekstile-lëkurë/Tekstil, lëkurë dhe produkte të ngjashme – 2 (dy) bashkëpunëtorë të jashtëm (një për mësim në gjuhën maqedonase dhe një për mësim në gjuhën shqipe);
10) Profesioni/Sektori: Trafik/Komunikacion, transport dhe deponim – 1 (еден) bashkëpunëtor të jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
11) Profesioni/Sektori: Mekanike/Inxhinieri mekanike – 1 (një) bashkëpunëtor të jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
12) Profesioni/Sektori: Elektroinxhinjeri/Elektroinxhinieri – 1 (një) bashkëpunëtor të jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
13) Profesioni/Sektori: Shërbime personale – 1 (një) bashkëpunëtorë të jashtëm për mësim në gjuhën shqipe;
14) Profesioni/Sektori: Gjeologjiko-xehetari dhe metalurgji/ Gjeologji, Xehetari dhe Metalurgji – 2 (dy) bashkëpunëtorë të jashtëm për mësim në gjuhën maqedonase;
II. Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të ketë kryer të paktën studimet akademike të ciklit të parë në lëndën përkatëse, pra profesionin/ sektorin përkatës
– të jenë nga radhët e mësimdhënësve të lëndës/profesionit/sektorit përkatës në shkollat fillore/ të mesme në RMV;
– të kenë të paktën 7 vjet përvojë pune në institucion edukativo-arsimor dhe/ose mësimdhënës nga instititucione të arsimit të lartë të akredituar në fushën përkatëse, preferohen kandidatët si mentor ndaj praktikantit.
III. Kandidatët detyrimisht duhet të dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
– fletëparaqitje – të cilin kandidati e përgatit në mënyrë të pavarur dhe i cili detyrimisht duhet të përmbajë të dhënat në vijim:
• emrin dhe mbiemrin e kandidatit;
• datën dhe vendin e lindjes;
• adresën e banimit;
• numrin e telefonit për kontakt;
• postën elektronike;
• emrin dhe vendndodhjen e shkollës ku është i punësuar;
• vendin e punës (mësimdhënës/bashkëpunëtor profesional);
• lëndën mësimore (për mësimdhënës), përkatësisht profesionin/sektorin (për bashkëpunëtor profesional);
• gjuhën mësimore në të cilën realizon mësimin;
– certifikatë shtetësie;
– një kopje të noterizuar të certifikatës/diplomës së arsimit të lartë përkatës;
– vërtetim origjinal për marrëdhënie të rregullt pune të themeluar dhe përvojë përkatëse pune prej së paku 7 (shtatë) vjet si mësimdhënës/bashkëpunëtor profesional në veprimtari edukativo-arsimore, të lëshuar nga shkollat fillore/të mesme në RMV;
– dëshmi për mentorim të përfunduar (aktvendim për emërimin si mentor dhe një program për mbështetjen e praktikantit), nëse ka.
IV. Qendra Shtetërore e Provimeve do të bëjë përzgjedhjen sipas kritereve, dhe nëse në konkurs aplikojnë një numër më i madh kandidatësh sesa kërkohet për një lëndë dhe/ose profesion/sektor të caktuar që i plotësojnë kushtet e konkursit, në intervistë ftohen kandidatët që kanë përvojë të mëparshme т претходно искуство како ментори на приправници, по што ќе следи конечен избор.
V. Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve të jashtëm – kryetarë dhe zëvendëskryetarë të komisioneve profesionale për zhvillimin e provimit të praktikantit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga shkollat fillore dhe të mesme bëhet në mënyrën dhe procedurën e përcaktuar me Ligjin për Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kriteret për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Qendrës Shtetërore të Provimeve.
VI. Kandidatët të cilët do të zgjidhen për bashkëpunëtorë të jashtëm – kryetarë dhe zëvendëskryetarë të komisioneve profesionale për zhvillimin e provimit të praktikantëve për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë professional nga shkollat fillore dhe të mesme do të angazhohen deri në fund të sesionit të provimeve të vjeshtës të viti 2026.
VII. Afati për paraqitje të kandidatëve të interesuar është deri më 14.4.2026.
VIII. Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve të jashtëm do të realizohet në afat prej 18 (tetëmbëdhjetë) ditësh pas përfundimit të afatit të paraqitjes.
IX. Dokumentacioni i vonuar, i pavlefshëm dhe i paplotë nuk do të merret parasysh.
X. Fletëparaqitja me dokumentacionin e kërkuar dorëzohet në Arkivin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (nga ora 10:00 deri në ora 14:00) ose me postë rekomande, në adresën: Qendra Shtetërore e Provimeve – Shkup rr. “Vasil Gjorgov” pn, 1000 Shkup, me shënimin “Për konkurs publik për kryetarë dhe zëvendëskryetarë të komisioneve profesionale për zhvillimin e provimit praktikant”.
XI. Informata shtesë për konkursin publik mund të merren duke telefonuar në numrin 075/300-606, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në ora 14.00.
QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE



