dic

February 15, 2021

NJOFTIM për dhënien e provimit profesional në sesionin e pranverës në vitin 2021

Qendra Shtetërore e Provimeve në harmoni me nenin 2 nga Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkolla fillore dhe të mesme („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.161/19), organizon provimin profesional për praktikantët të cilët pas skadimit të stazhit të praktikantit janë të detyruar të japin atë.
Këtë sesion provimi Qendra Shtetërore e Provimeve do ta realizojë në fund të muajit mars dhe gjatë muajit prill të vitit 2021.
Në mbështetje të nenit 11 të Rregullores mbi mënyrën dhe procedurën gjatë dhënies së provimit profesional për mësues, arsimtar, bashkëpunëtor profesional dhe edukator në shkollë fillore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.27/96) dhe nenit 11 të Rregullores mbi kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit profesional për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat e mesme publike („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.27/96), praktikantët në shkollat në të cilat e kanë përfunduar stazhin e praktikantit dhe i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit profesional dorëzojnë:

Fletëparaqitje për dhënien e provimit profesional me dokumentacionin si në vijim:

1. Vërtetim për përfundimin e stazhit të praktikantit në shkollë në kohëzgjatje prej një viti në të cilën do të shënohet afati gjatë së cilit është zhvilluar stazhi i praktikantit, (të vërtetuar me numër arkivues të shkollës në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit).
2. Mendim i mentorit për punën e praktikantit gjatë stazhit të praktikantit, (të vërtetuar me numër arkivues të shkollës në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit).
3. Mendim nga organi më i lartë profesional i shkollës në të cilën është i punësuar praktikanti mbi punën e tij edukativo-arsimore, (të vërtetuar me numër arkivues të shkollës në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit).
Shkolla në të cilën punon praktikanti bën verifikimin se cila herë është (e parë, e dytë etj.) që praktikanti i nënshtrohet provimit dhe po të njëjtën e thekson tek mendimi i këshillit arsimor.

4. Detyrë shtëpie me shkrim (dy kopje). Temën e zgjedhur për punimin e detyrës së shtëpisë praktikanti duhet ta hulumtojë dhe përpunojë nga aspekti i zbatimit praktik të saj të drejtpërdrejtë në punën arsimore në fushën më të ngushtë profesionale të praktikantit. Orientime për hartimin e detyrës së shtëpisë me shkrim janë dhënë KËTU. Për praktikantët të cilët mësimin e realizojnë në gjuhët e komuniteteve, një kopje të detyrës së shtëpisë me shkrim e dorëzojnë në gjuhën e komunitetit përkatës dhe një kopje në gjuhën maqedonase.

5. Raport nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë për stazhin e punës të realizuar të praktikantit në një vit të kalendarit.

6. Diplomë apo Certifikatë e përfundimit të arsimimit përkatës (në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter).
7. Certifikatë e përgatitjes pedagogjike-psikologjike dhe metodike të marrë në universitet të akredituar (vetëm për praktikantët të cilëve iu duhet përgatitja në fjalë, në përputhje me normativin për kuadër arsimor nga programi arsimor). (në origjinal ose kopje e vërtetuar në noter).

8. Kopje e fletëpagesës së mjeteve të paguara për dhënien e provimit profesional (fletëpagesa në origjinal).

Fletëparaqitja me dokumentacionin e kompletuar dërgohet VETËM PËRMES POSTËS pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve me adresë në rr. „Vasil Gjorgov“ pn., 1000 Shkup, më së voni deri më 15.03.2021 (e hënë).

• Praktikantët nga shkollat fillore në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë klasën në të cilën realizojnë mësimdhënie dhe lëndën mësimore.
• Praktikantët nga shkollat e mesme në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë vitin në të cilin realizojnë mësimdhënie dhe lëndën mësimore.
• Praktikantët nga shkollat e mesme profesionale në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë vitin në të cilin realizojnë mësimdhënie, lëndën dhe llojin e profesionit.
• Praktikantët nga shkollat e mesme të artit në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë vitin në të cilin realizojnë mësimdhënie, lëndën dhe llojin e artit.

Kandidatët për dhënien e provimit profesional paguajnë mjete në lartësi prej 1.600,00 denarësh (një mijë e gashtëqind) denarësh në fletëpagesën e plotësuar në këtë mënyrë:

Qëllimi i pagesës: Pagesë për provimin profesional të mësimdhënësve-praktikantë në shkolla-sesioni i pranverës viti 2021;
Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Banka e pranuesit: Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Llogaria transakcionale:100000000063095;
Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 1600261506 787 16;
Shifra hyrëse: 723013;
Programi: 30.

VËREJTJE: Pyetjet për verifikimin e diturive të përgjithshme lidhur me rregullativën ligjore-normative dhe të organizimit të veprimtarisë do të jenë nga dispozitat aktuale ligjore nga sfera e arsimit.

Dokumentacioni jo i kompletuar dhe i dërguar jo me kohë nuk do të shqyrtohet dhe po ai do të kthehet.

SHËNIM:
• Kandidatët të cilët kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar për dhënien e provimit profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve na sesionet e kaluara, kurse kanë munguar me arsye duhet të dorëzojnë vetëm fletëparaqitje të re për dhënien e provimit profesional.
• Kandidatët të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet për dhënien e provimit në Qendrën Shtetërore të Provimeve në sesionet e kaluara, kurse tani i plotësojnë kushtet duhet të dorëzojnë fletëpagesë të re dhe komplet dokumentacionin (e përmendur më lartë).
• Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar provimin profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve në sesionet e kaluara, duhet të dorëzojnë fletëpagesë të re dhe fletëparaqitje.

QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE

Risi
About Artan Abdulla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *