dic

February 11, 2021

Orientime për hartimin e detyrës së shtëpisë me shkrim për provimin e praktikantit

Detyrën e shtëpisë me shkrim që do ta përzgjedhë praktikanti duhet të jetë problem – temë e definuar dhe konkrete, që është pjesë e përmbajtjes së programit për dhënien e provimit profesional.

Rregulloret dhe programin mund t’i gjeni këtu.

Problemin e përzgjedhur të cilin praktikanti do ta studiojë, analizojë, hulumtojë dhe përpunojë nga aspekti i zbatueshmërisë së tij praktike në punën e drejtpërdrejtë edukative-arsimore përkatësisht punën arsimore në lëmin më të ngushtë profesional të praktikantit, duhet të paraqitet në formë të shkruar.

Materiali profesional duhet të jetë në formë të ESESË për problemin – temën e përzgjedhur, duke prezantuar qëndrime kritike, vlerësime dhe pikëpamje profesionale personale të lidhura me praktikën  e drejtpërdrejtë.

Me anë të detyrës së shtëpisë me shkrim duhet të tregohet njohje e problemit, aftësi që të analizohet dhe studiohet problemi duke zbatuar metoda dhe teknika adekuate të hulumtimit, aftësi që të analizohen dhe interpretohen rezultatet e fituara dhe të zbatohen po të njëjtat në funksion të avancimit të veprimtarisë edukative-arsimore.

Në ese duhet të vijë në shprehje qëndrimi personal i autorit, stili personal i shtjellimit, konkludimit dhe sjelljes së mendimit personal me arsyetim të argumentuar.

Eseja duhet të përmbajë:

  • Hyrje (përfshin 10-20% të tekstit në të cilën tregoni se për çfarë do të shkruani, nga cilët burime do të referoheni dhe do ta formuloni deklaratën e tezës – argumentin qendror që do ta përmendni. Po ashtu, duhet të jepni një deklaratë të shkurtër personale mbi atë që shpresoni se do të tregoni me esenë.)
  • Trungu i esesë (përmban 60-80% të esesë. Këtu i parashtroni dhe i argumentoni rezultatet e hulumtimeve tuaja. Trungu duhet të përbëhet nga paragrafë në të cilët parashtrohet teza, përmenden arsyetime dhe shembuj përkatës, argumentohet me dëshmi dhe duhet cekur se si keni arritur tek provat. Secili paragraf duhet të jetë i përqendruar rreth vetëm një argumenti ose ideje. Qëllimi i çdo paragrafi inkuadrohet duke përdorur fjali tematike. Fjalia tematike formon kalimin nga paragrafi paraprak dhe e inkuadron argumentin që duhet të prezantohet në këtë paragraf. Fjalët kalimtare mund të përdoren që të krijohen lidhje të qarta mes fjalive.)
  • Konkludimi (përfshin jo më shumë se 10-15% të tekstit. Këtu përsëri riktheheni tek hyrja dhe i tërhiqni lidhjet mes pikave të vendosura në trungun e esesë, përmendni rezultatin e përgjithshëm të argumenteve tuaja dhe çfarë pasqyre të re dhatë.)

Gjatë hartimit të detyrës së shtëpisë duhet përdorur fontin Arial 12 (mbështetja në shqip/maqedonisht),  me hapësirë mes rreshtave  1,5 ndërsa e gjithë eseja duhet të ketë nga 8 deri më 10 faqe. Në fund të esesë duhet të vendosni Listën referente të burimeve të cilat i keni përdorur gjatë studimit të temës.

Risi
About admin