Më datë 17 Prill 2025 zëvendës drejtori i Qendrës Shtetërore të provimeve z. Ali Abdullau dhe z. Ilir Sinani këshilltar në sektorin e financave, realizuan takim me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Qëllimi i takimit lidhet me hapat që po ndërmerr Qendra Shtetërore e Provimeve në bashkëpunim me shkollat e mesme për organizimin dhe realizimin e provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2024/2025 në ambiente të mëdha.
Rektori i Universitetit do t’ju ofrojë shkollave SHMPK “Gjoce Stojceski” Tetovë, shkolla e mesme shtetërore “Akademia sportive”-Tetovë, dhe shkolla shtetërore e muzikës “Todor Skallovski – Tetoec”, hapësirë për realizimin e provimeve të maturës shtetërore. E falënderojmë shumë për mbështetjen e tij, në këto aktivitete të Qendrës Shtetërore të Provimeve.