dic

April 10, 2019

Informacion mbi regjistrin e drejtorëve (baza online)

Regjistrin e drejtorëve (Baza online) mund ta shikoni në linkun në vijim http://dic.edu.mk:8081 ose në linkun më poshtë në këtë faqe.
Regjistri i drejtorëve përbëhet nga dy pjesë:
– „Persona të certifikuar“ – pjesë e cila përmban të dhëna për personat të cilët janë pajisur me certifikatë për drejtor, përkatësisht: emri dhe mbiemri, komuna, data e lëshimit të certifikatës, data e marrjes së certifikatës dhe informacion se a është personi drejtor aktiv.
– „Regjistri i drejtorëve“ – pjesë e cila përmban të dhëna për personat të cilët janë drejtor aktiv në shkolla, përkatësisht: emri dhe mbiemri, komuna në të cilën gjendet shkolla, data e lëshimit të certifikatës, data e marrjes së certifikatës, shkolla në të cilën është drejtor, posta elektronike dhe numri i telefonit zyrtar (i qasshëm në pjesën „Verifiko)“.
Në mbështetje të Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur civil për mësim të përjetshëm, të dhënat në bazë i përditëson Qendra Shtetërore e Provimeve, bazuar në të dhënat e fituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe njësia e vetëqeverisjes lokale në territorin e së cilës është shkolla.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dorëzon të dhëna për drejtorët e shkollave shtetërore fillore e të mesme dhe të konvikteve shtetërore të nxënësve, kurse prefekti i komunës, komunë e qytetit të Shkupit, përkatësisht qyteti i Shkupit për shkollat komunale fillore e të mesme, konviktet e nxënësve dhe universitetet e hapur civil për mësim të përjetshëm, në afat prej dhjetë ditësh nga dita e zgjedhjes, përkatësisht shkarkimit të drejtorit.

Risi
About admin