dic

October 13, 2022

Informacion për sesionin e 32-të provimit në 2022 (Nëntor)

Ju njoftojmë që sesioni i 32-të i provimit (nëntor 2022) për kandidatët për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur qytetar për mësim të përjetshëm, që kanë fituar të drejtën e provimit në përputhje me Ligjin për trajnimin dhe provimin për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur qytetar për mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10/15, 145/15, 192/15 dhe 30/2016, 20/18 dhe 140/18), do të mbahet në këto afate:

Pjesa e parë e provimit – 07, 08 dhe 09 .11.2022 (prej orës 12:00 deri 17:30) Pjesa e dytë e provimit  – 14, 15 dhe 16.11.2022 (prej orës 12:00 deri 17:30) Pjesa e tretë e provimit – prej 21.11.2022 deri 07.12.2022 (prej orës 09:00 deri 19:00)

Kandidatët për provim duhet të dorëzojnë dokumentet e plota pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve në periudhën nga 13.10.2022 – 21.10.2022 deri në orën 15. Provimet do të mbahen në qendrën kompjuterike të Qendrës Shtetërore të Provimeve në rr. “Vasil Gjorgjov”, 1000 Shkup.

Risi
About admin