dic

April 11, 2022

Studimi PISA 2022 – testimi kryesor

Studimi kryesor PISA 2022 do të realizohet në periudhën prej 07.04.2022 deri më 27.05.2022 në të gjitha shkollat e mesme të R,së Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase dhe atë shqipe.
PISA është Programi ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve,i sponzoruar nga Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD). PISA është hulumtimi më i madh ndërkombëtar botëror në arsim në të cilin janë të përfshirë nxënësit e moshës 15 vjeçare.
Me anë të testimit PISA 2022 matet zbatimi i njohurive nga shkrim leximi shkencor,matematikor,shkrim leximi gjuhësor dhe për herë të parë matet dhe të menduarit kreativ i nxënësve.
Rezultatet e studimit të kryer mundësojnë të fitohen të dhëna valide për atë se sa mirë janë të përgaditur nxënësit pas përfundimit të shkollimit për jetën në shoqërin moderne, me theks të veçantë në zbatueshmërinë e njohurive,shkathtësive dhe kompetencave të fituara gjatë procesit arsimor.Njëkohësisht fitohen dhe njohuri dhe për faktorët socio-ekonomik dhe arsimor që ndikojnë në arritjet e nxënësve
Në secilën shkollë nga mostra reprezentative varësisht nga numri i përgjithshëm i nxënësve të lindur në vitin 2006 në mënyrë të rastësishme janë përzgjedhur 35 ose 60 ose 80 ose 100 ose 155 nxënës të cilët do të testohen në gjuhën maqedonase përkatësisht në gjuhën
shqipe.Gjithsej do të testohen 7850 nxënës nga të gjitha shkollat e RMV me PISA 2022.Për herë të parë në RMV,PISA2022 do të realizohet në mënyrë elektronike,gjegjësisht testin dhe pyetësorin nxënësit do ta zgjidhin në kompjuter.

WhatsApp Image 2022-04-11 at 17.38.03
WhatsApp Image 2022-04-11 at 17.38.53WhatsApp Image 2022-04-11 at 17.39.11

Risi
About Artan Abdulla