Për shkak të situatës me COVID 19, sesioni pranveror i vitit 2020 për provimin profesional për mësimdhënës dhe bashkëpunëtor profesional SHTYHET për vitin e ardhshëm shkollor, përkatësisht menjëherë sapo të fillojë mësimi i rregullt nëpër shkolla.
Dokumentet e parashtruara pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve për sesionin e pranverës nga ana e kandidatëve do të jenë të vlefshme dhe nuk do të ketë nevojë për paraqitje plotësuese.
Kandidatët të cilët ndërkohë kanë plotësuar kushtet për dhënien e provimit, do të kenë mundësi të paraqiten për sesionin e rregullt vjeshtor për të cilin në mënyrë plotësuese do të pasojë publikim në ueb-faqen e Qendrës Shtetërore të Provimeve.