• Në shkollat e mesme në të cilat do të realizohet matura shtetërore të sigurohen të gjitha kushtet sanitare-higjienike
• Dezinfektim i domosdoshëm i bankave dhe karrigeve në ambientet ku do të zhvillohet provimi i nxënësve me mjet dezinfektues që vepron ndaj viruseve sipas udhëzimit të prodhuesit
• Të gjithë pjesëmarrësit në realizimin e maturës shtetërore (administratorë, mbikëqyrës dhe pjesëtarë të Komisioneve shkollore të maturës, rojtarë, higjienistë) detyrimisht të mbajnë pajisje mbrojtëse në ditën e provimeve
• Përdorimi i pajisjes mbrojtëse (maskë respiratore FFP2 ose të një standardi më të lartë, maskë kirurgjikale njëpërdorimëshe, maskë tekstili shumëpërdorimëshe, shami mëndafshi ose shall, shami pambuku ose shall, bandanë e të ngjashme) me të cilën do të mbulohet pjesa e gojës dhe hundës nga ana e të gjithë kandidatëve të cilët do të japin maturën shtetërore dhe të gjithë personat e përfshirë në realizimin e maturës shtetërore në shkollën e mesme
• Organizimin e ambientit nëpër klasa me qëllim të zbatimit të rendit dhe mbajtjes së distancës së duhur fizike mes nxënësve prej minimum 2 metrash dhe prezencë të maksimum 12 kandidatëve në një ambient provimi
• Ambientet në të cilat realizohet matura shtetërore para fillimit të provimeve duhet ajrosur (hyrje e ajrit të freskët në kohëzgjatje prej së paku 30 min.)
• Organizimin e shërbimit të rojës në shkollë, me qëllim të zbatimit të rendit dhe mbajtjes së distancës së duhur mes nxënësve, minimum 2 metër para hyrjes dhe brenda në shkollë madje 2 rojtarë para hyrjes së shkollës dhe 2 rojtarë për në shkollë. Rojtarët të angazhohen nga ana e të punësuarve në shkollë, për çka vendos drejtori i shkollës së mesme
• Vendosje e shenjave me të cilat shënohet drejtimi i lëvizjes dhe mbajtja e distancës së duhur minimale gjatë pritjes së radhës nga nxënësit para dhe brenda në shkollë
• Detyrimirisht mbajtja e dokumentit për identifikimin personal dhe mjete për të shkruar
• Vendosje e mjetit për dezinfektim para shkollës dhe dezinfektim i domosdoshëm i duarve nga të gjithë kandidatët dhe të gjithë të involvuarit në realizimin e maturës shtetërore para se të hyjnë në shkollë
• Në mbarim të çdo dite detyrimisht pastrim mekanik dhe dezinfektim me mjet që vepron ndaj viruseve sipas udhëzimit të prodhuesit. Alternativisht mund të përdoret natrium hipokloriti 0,05% (5% zbardhues për amvisëri i cili përdoret në proporcion 1:100) ose alkool 70% për dezinfektimin e sipërfaqeve
• Mirëmbajtje e tualeteve duke mbajtur detyrimisht evidencë për pastrimin e bërë dhe përdorimin e mjeteve dezinfektuese të cekura më lartë
Për shkak të mbrojtjes së shëndetit, ftohen të gjithë kandidatët të cilët do të japin maturën shtetërore për respektimin e masave preventive nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut:
• Bëhuni të durueshëm, pritni në radhë para shkollës dhe mbani së paku 2 metër distancë nga personat përreth jush, para dhe në shkollë
• Respektoni rekomandimet e rojtarëve dhe hyni në shkollë një nga një, pra, pasi t’u lejojë rojtari
• Detyrimisht mbani pajisje mbrojtëse (maskë, shami ose shall), në të kundërtën nuk do t’u lejohet hyrja në shkollë