dic

February 7, 2017

Provim për drejtorë të shkollave fillore

Më 14.02. viti 2017 (e martë) me fillim në ora 16:00 në ambientet e Qendrës shtetërore të provimeve  do të mbahet provimi për drejtor në shkollë FILLORE.

Kandidatët e interesuar, duhet të parashtrojnë:

  • Fletëparaqitje për provim (shkarko fletëparaqitje);
  • Fletëpagesë për provim për drejtor në shumë prej 3100,00 denarë në llogarinë e Qendrës shtetërore të provimeve (shiko fletëpagesa 1).
  • Punimin seminarik përfundimtar të shtypur në tri kopje.
  • Të gjashtë punimet seminarike të regjistruara në CD.

Kandidatët, më së voni, dy ditë para provimit të paraparë duhet të dorëzojnë fletëparaqitjet për dhënien e provimit pranë Qendrës shtetërore të provimeve personalisht apo përmes faksit 02 3228 866.
Kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin për drejtor në shkollë fillore certifikatën mund ta tërheqin duke parashtruar një fletëpagesë me vlerë prej 500,00 denarësh të derdhura në llogarinë e Qendrës shtetërore të provimeve  (shiko fletëpagesa 2).
Kandidatët që kanë kryer trajnimin përpara vitit 2010 tek provajderët e akredituar më herët, përveç të sipërpërmendurave duhet të dorëzojnë edhe dëshmi për trajnimin e përfunduar  për drejtor në shkollë fillore.
Për më shumë informacione drejtohuni në tel.nr.02 3203 130

Risi
About admin