Më 03.02. viti 2017 (e premte) me fillim në ora 14:00 në ambientet e Qendrës shtetërore të provimeve do të mbahet provimi për drejtor në shkollë FILLORE.
Kandidatët e interesuar, duhet të parashtrojnë:
- Fletëparaqitje për provim (shkarko fletëparaqitje);
- Fletëpagesë për provim për drejtor në shumë prej 3100,00 denarë në llogarinë e Qendrës shtetërore të provimeve (shiko fletëpagesa 1).
- Punimin seminarik përfundimtar të shtypur në tri kopje.
- Të gjashtë punimet seminarike të regjistruara në CD.
Kandidatët, më së voni, dy ditë para provimit të paraparë duhet të dorëzojnë fletëparaqitjet për dhënien e provimit pranë Qendrës shtetërore të provimeve personalisht apo përmes faksit 02 3228 866.
Kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin për drejtor në shkollë fillore certifikatën mund ta tërheqin duke parashtruar një fletëpagesë me vlerë prej 500,00 denarësh të derdhura në llogarinë e Qendrës shtetërore të provimeve (shiko fletëpagesa 2).
Kandidatët që kanë kryer trajnimin përpara vitit 2010 tek provajderët e akredituar më herët, përveç të sipërpërmendurave duhet të dorëzojnë edhe dëshmi për trajnimin e përfunduar për drejtor në shkollë fillore.
Për më shumë informacione drejtohuni në tel.nr.02 3203 130