Ju njoftojmë që sesioni XVII i provimit (shtator 2019) për kandidatët për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur qytetarë për mësim të përjetshëm të cilët kanë fituar të drejtën për të hyrë në provim në përputhje me Ligjin për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur qytetarë për mësim të përjetshëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10/15, 145/15, 192/15 dhe 30/2016, 20/18 dhe 140/18), do të realizohet në terminët vijues:
- Pjesa e parë e provimit – 21.11.2019 ( nga ora 15:30)
- Pjesa e dytë e provimit – 25.11.2019 ( nga ora 15:30)
- Pjesa e tretë e provimit – 27.11.2019 ( nga ora 15:30)
Ftojmë kandidatët për provim të dorëzojnë dokumentet e kompletuara pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve në periudhën nga 13.11.2019 – 19.11.2019.
Provimet do të mbahen në qendrën kompjuterike pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve në rr. „Vasil Gjorgov“ p.n, 1000 Shkup.