Nga 26 marsi deri më 03 prill 2019 Qendra Shtetërore e Provimeve organizoi një sërë trajnimesh rajonale për realizimin e studimit ndërkombëtar TIMSS2019. Në këtë projekt marrin pjesë 150 shkolla fillore nga vendi ynë.
Në trajnimin e realizuar në Shkup më 27 mars 2019 mori pjesë dhe u drejtua edhe ministri i arsimit dhe shkencës z.Arbër Ademi.
Tranimin e ndoqën rreth 300 përfaqësues të shkollave fillore (drejtorë, arsimëtarë dhe bashkëpunëtorë profesional).