Kandidatët të cilët janë pajisur me certifikatë për drejtor deri më 30.09.2016, në qoftë se dëshirojnë ta rinovojnë certifikatën, do të duhet të paraqiten për rinovim në përputhje me orientimet e dhëna në ueb-faqen e QSHP-së, më së voni deri më 01.11.2020.
Pra, Në përputhje me dekretin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sjellë më 12 mај 2020, për kandidatët të cilët janë pajisur me certifikatë për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet të hapur civil për mësim të përjetshëm, në harmoni me dispozitat të cilat kanë qenë në fuqi deri në ditën e fillimit të zbatimit të Ligjit për trajnim dhe provim për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet të hapur civil për mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr. 10/15, 145/15,192/15, 30/16, 120/18 dhe 140/18), vlefshmëria e certifikatave vazhdohet për aq ditë sa ka zgjatur gjendja e jashtëzakonshme, përkatësisht deri më 07 dhjetor 2020.