dic

November 5, 2020

ME RËNDËSI: Njoftim për kandidatët që dëshirojnë ta rinovojnë certifikatën për drejtor

Për shkak të gjendjes me Covid 19 dhe interesimit më të madh të kandidatëve për rinovimin e certifikatës për drejtor, afati për paraqitje është VAZHDUAR DERI MË 10.11.2020.

Pra, në përputhje me dekretin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të sjellë më 12 maj 2020, për kandidatët të cilët janë pajisur me certifikatë për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur civil për mësim të përjetshëm, në harmoni me dispozitat të cilat kanë qenë në fuqi deri në ditën e fillimit të zbatimit të Ligjit për trajnimin dhe provimin për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur civil për mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 10/15, 145/15,192/15, 30/16, 120/18 dhe 140/18), afati i vlefshmërisë së certifikatave vazhdohet për aq ditë sa ka zgjatur gjendja e jashtëzakonshme, përkatësisht deri më 07 dhjetor 2020.

Për t’u paraqitur duhet të dorëzoni Kërkesë për rinovimin e certifikatës dhe Certifikatë e provimit të dhënë për drejtor (kopje e vërtetuar në noter).

Risi
About admin