dic

March 8, 2022

Perceptimet nga vështrimet e testeve interne në kuadër të maturës shtetërore

Në periudhën nga data 1 deri 3 mars 2022 Qendra shtetërore e provimeve realizoi takime njëditore online në kohëzgjatje prej dy orëve në më tepër termine me mësimdhënësit e shkollave të mesme të RMV në temë „Perceptimet nga vështrimet e testeve interne në kuadër të maturës shtetërore“.Mësimdhënësit  tnë këto takime morën informacione nga analizat e mostrave të marra nga testet që janë realizuar si provime interne të matures shtetërore në vitin akademik 2020/2021.Në përputhje me vështrimet e bëra nga analiza këshilltarët përgjegjës m-r Tanja Andonova Mitrevska,Naim Demiri dhe Trajanka Avramovska përgaditën udhëzime për përmirësimin e cilësisë së detyrave të provimeve,vlerësimin e llojeve të ndryshme të detyrave dhe përgaditjen dhe mënyrën se  si shëndrohen pikët në nota.

Risi
About Artan Abdulla