Në periudhën prej 09.03.2022 deri 25.03.2022 në 30 shkolla fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë në mënyrë elektronike testimi TIMSS 2023 në gjuhën maqedonase dhe shqipe.Në këtë testim do të përfshihen 1197 nxënës të klasës së katërt,prej të cilëve 837 në gjuhën maqedonase dhe 360 në gjuhën shqipe.
Nxënësit nëpërmjet kompjuterëve do ta zgjidhin testin dhe do të plotësojnë pyetësorin.. Arsimtarët dhe drejtorët e shkollave gjithashtu do të plotësojnë në mënyrë elektronike pyetësorin. Prindët e nxënësve të përfshirë në këtë testim gjithashtu do të plotësojnë pyetësorin në letër.
Qëllimi i testimit provues është të kontrollojë se si funksionojnë procedurat,instrumentet dhe teknika.
Testimi kryesor do të realizohet në periudhën nga marsi deri në maj të vitit 2023 në 150 shkolla fillore me një mostër prej rreth 4000 nxënës.Rezultatet me një raport gjithpërfshirës do të publikohen në dhjetor të vitit 2024.