dic

May 30, 2022

Nënshkrimi i një memorandum bashkëpunimi ndërmjet QSHP dhe Projekti i USAID-it për edukim mediatik ,,Të rinjtë mendojnë”

Projekti i USAID-it për edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë” dhe Qendra Shtetërore e Provimeve (QShP) sot në Shkup nënshkruan Memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim
të ndjekjes të vazhdueshme të avansimit të edukimit mediatik tek nxënësit. Ky bashkëpunim do të jetë kyç për analizimin e aftësive të nxënësve të moshave të ndryshme në sferën e
edukimit mediatik, si dhe aftësinë e tyre për ti perceptuar përmbajtjent mediatike në mënyrë analitike dhe kritike. “Nënshkrimi i këtij Memorandumi do të mundësojë përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet Projektit të USAID-it për edukim mediatik „Të rinjtë mendojnë“ dhe QShP në procesin e ndjekjes së aftësive të nxënësve në fushën e edukimit mediatik dhe përdorimin e qasjes kritike ndaj informacionit,” theksoi drejtori i projektit, Mihajlo lahtov. Sipas tij, krijimi i partneriteteve me institucionet kombëtare përgjegjëse për arsimin është vendimtare për qëndrueshmërinë e inovacioneve në sistemin arsimor që futen me mbështetjen e këtij projekti dhe kyçjen sistematike të edukimit mediatik në procesin arsimor. “Edukimi mediatik është veçanërisht i rëndësishëm për vendin tonë. Kjo nuk nënkupton vetëm lexim dhe shkrim, por shumë më tepër, në radhë të parë analizimin dhe vlerësimin e besueshmërisë dhe cilësisë, të teksteve dhe përmbajtjeve multimediale të ndryshme, si dhe të menduarit kritik, formimin dhe mbrojtjen e qëndrimeve, por edhe zgjidhjen e problemeve në bazë të fakteve dhe provave. Është veçanërisht e rëndësishme të ndërtojmë kapacitete e të rinjvtek të rinjtë tanë për të menduarit kritik. Qendra Shtetërore e Provimeve, në kuadër të kompetencave të saj, ndër të tjera është e angazhuar edhe për
matjen e arritjeve të nxënësve. Në studimet ndërkombëtare (PISA, TIMSS, PIRLS) që i kryejmë në RMV ka pyetje dhe detyra lidhur me edukimin mediatik. Gjithashtu, testimi shtetëror përfshin pyetje dhe detyra lidhur me këto fusha, dhe janë pjesë e programeve mësimore. “, tha drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Mr.sc. Elizabeta Naumovska
Projekti i USAID-it për edukim mediatik „Të rinjtë mendojnë“ synon zhvillimin e aftësive për edukim mediatik dhe të menduarit kritik tek të rinjtë përmes arsimit formal dhe joformal.
Projekti tashmë ka nënshkruar Memorandum për bahkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, me çfarë është vendosur bashkëpunim për futjen sistematike të
shkathtësive dhe koncepteve të edukimit mediatik dhe qasjes kritike ndaj informatave në programet mësimomre për shkollat fillore dhe të mesme në vend.
Projekti „Të rinjtë mendojnë“ zbatohet nga Bordi Ndërkombëtar i Kërkimeve dhe Shkëmbimeve (IREX) në bashkëpunim me partnerët lokalë Instituti Maqedonas për Media (IMM), Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) dhe Forumi Arsimor Rinor (FAR), me mbështetje financiare nga USAID-i.

фотографија 3
фотографија
фотографија2

Risi
About Artan Abdulla