dic

March 18, 2021

PROTOKOLLI PËR VEPRIMIN E SHKOLLAVE TË MESME GJATË REALIZIMIT TË PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE PËR VITIN SHKOLLOR 2020/2021

• Në shkollat e mesme ku realizohet matura shtetërore duhet të sigurohen kushtet sanitare-higjienike.
• Mjetet për dezinfektim të vendosen para shkollës dhe të bëhet dezinfektimi i domosdoshëm i duarve nga të gjithë nxënësit dhe të gjithë të involvuarit në realizimin e maturës shtetërore para se të hyjnë në shkollë.
• Gjatë hyrjes në shkollë të bëhet matja e temperaturës së secilit nxënës dhe të secilit person të involvuar në realizimin e maturës shtetërore, si dhe dezinfektimi i duarve.
• Të gjithë pjesëmarrësit në maturë shtetërore (nxënës, testues, vëzhgues dhe anëtarë të Komisioneve Shkollore të Maturës, roje, higjienistë) medoemos duhet të mbajnë maskë mbrojtëse në ditën e provimeve, gjatë tërë kohës së provimeve.
• Nxënësit në përputhje me orarin e caktuar hyjnë në klasa në periudhën nga ora 9.15 deri më 10.00.
• Nxënësit medoemos të kenë dokument për identifikim personal dhe mjete për të shkruar.
• Të shënohen vendkalimet për hyrje dhe dalje nga vendi ku zhvillohet provimi, si dhe shtigjet për lëvizje në një drejtim, duke vendosur shenja me të cilat caktohet drejtimi i lëvizjes dhe mbajtja e distancës minimale gjatë pritjes së radhës nga nxënësit para dhe brenda në shkollë.
• Të ketë të organizuar shërbim roje në shkollë, me qëllim të zbatimit të rendit dhe mbajtjen e distancës prej minimum 2 metër mes nxënësve para hyrjes dhe brenda në shkollë, madje 2 roje para hyrjes së shkollës dhe 2 roje brenda në shkollë. Rojet të angazhohen nga radha e të punësuarve në shkollë, çështje për cilën vendos drejtori i shkollës së mesme.
• Të jetë e organizuar hapësira nëpër klasa, me qëllim të zbatimit të rendit dhe mbajtja e distancës fizike mes nxënësve prej minimum 2 metër me prezencë të maksimum 15 kandidatëve në një hapësirë. Detyrimisht të bëhet dezinfektimi i bankave dhe karrigeve në hapësirat ku do të zhvillohet provimi i nxënësve, me mjet dezinfektues që vepron ndaj viruseve sipas udhëzuesit të prodhuesit.
• Hapësirat në të cilat realizohet matura shtetërore, para fillimit të provimeve ajrosen ose në qoftë se mundësojnë kushtet e motit lihet hapur dritarja.
• Pas mbarimit të provimit, nxënësit duhet ta lëshojnë hapësirën duke lëvizur nëpër shtigjet e shënuara për lëvizje.
• Mirëmbajtja e rregullt e tualeteve duke mbajtur evidencë të detyrueshme mbi pastrimin e realizuar dhe përdorimin e mjeteve dezinfektuese të cekura më lartë.
• Në fund të çdo ditë pune medoemos të bëhet pastrimi mekanik dhe dezinfektimi mjet që vepron ndaj viruseve sipas udhëzuesit të prodhuesit. Alternativisht mund të përdoret 0,05% natrium hipoklorit (5% zbardhues për amvisëri i cili përdoret në proporcion 1:100) ose alkool 70% për dezinfektimin e sipërfaqeve.
• Përveç këtij Protokolli vlen edhe Protokolli për veprimin e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e procesit edukativo-arsimor me prezencë fizike në vitin shkollor 2020/2021, me vërejtje për respektimin rigoroz të masave preventive të rekomanduara.
• Organizatorët e provimit të maturës shtetërore do të bartin përgjegjësi të plotë për kontrollin dhe realizimin e drejtë të masave protokollare.

Risi
About Artan Abdulla