dic

March 23, 2022

STUDIMI NDËRKOMBËTAR PISA 2022

Qendra shtetërore e provimeve në  21.03.2022 mbajti dy takime në distancë në platformën Zoom ( në gjuhën maqedonase dhe shqipe) me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme dhe kordinatorët e shkollave për studimin ndërkombëtar PISA 2022..Tema e takimeve ishte testimi kryesor i ardhshëm i cili do të realizohet në muajin prill dhe maj 2022 në të gjitha shkollat e mesme të RMV në një mostër prej 7850 nxënësish të përzgjedhur rastësisht.Në takim folën : zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës d-r Lulzim Aliu,drejtoresha e QSHP m-r Elizabeta Naumovska,zëvendës drejtori i QSHP Dritan Ademi,kordinatorja nacionale për PISA d-r Beti Lameva dhe  data menaxheri Qebir Shemshi.

Rezultatet dhe raporti gjithëpërfshirës i këtij studimi do të publikohen në dhjetor të vitit 2023.

Risi
About Artan Abdulla