dic

December 23, 2025

Konferencë për prezantimin e Raportit të testimit shtetëror për nxënësit e klasës së pestë.

Me 15 dhjetor 2025 (e hënë), në hotelin Holiday Inn – Shkup, Qendra Shtetërore e Provimeve mbajti Konferencën për prezantimin e Raportit nga testimi shtetëror për nxënësit e klasës së pestë.

Në ngjarjen mori pjesë edhe ministrja e arsimit dhe shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, e cila në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e testimit shtetëror si mjet për ndjekjen dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor në RMV.

Fjalën e mbajtën Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, mr. Daniella Jovçevska Mihajllovska, Bojana Naceva – specialist i lartë për arsim, përfaqësuese nga Banka Botërore, dr. Beti Llameva, Udhëheqëse e Sektorit për Provime, TI dhe Kërkime, si dhe lideri i ekipit – dr. Roberto Riçi dhe dr. Patricia Falceti, ekspert për vlerësim shtetëror dhe vendosje standardesh nga Italia.

Ky testim nacional konfirmon se disponojmë me një sistem të qëndrueshëm dhe të dizajnuar me kujdes për vlerësimin e rezultateve, i cili na mundëson të identifikojmë me precizion çfarë të ruajmë, çfarë të përmirësojmë dhe ku janë të nevojshme ndryshimet.

Në Konferencën morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit, drejtorë të shkollave, mësimdhënës, përfaqësues nga vetëqeverisja lokale, deputetë nga Shtëpia Legjislative, studiues dhe faktorë të tjerë përkatës nga sektori arsimor. Të pranishmit patën mundësi të njihen me gjetjet kyçe nga testimi, i cili përfaqëson një pjesë të sistemit për matjen eksterne të arritjeve të nxënësve në arsimin fillor.

Rezultatet e prezantuara sigurojnë të dhëna objektive dhe të besueshme për shkallën e arritjes së standardeve sipas fushave mësimore dhe lëndëve me rëndësi të veçantë, me qëllim përparimin e politikave arsimore dhe harmonizimin e tyre me standardet moderne botërore që tregon nevojën për monitorim të vazhdueshëm, analizë dhe përshtatje të programeve dhe metodologjive mësimore.

Risi
About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *