dic

December 3, 2024

Informacion për sesionin e 38-të të provimit në 2024 (dhjetor 2024)

Ju njoftojmë se për kandidatët për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të nxënësve dhe universitetit të hapur civil për mësim gjatë gjithë jetës, të cilët kanë fituar të drejtën e dhënies së provimit, në përputhje me Ligjin për trajnimin dhe provimin për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të nxënësve dhe universitetit të hapur civil për mësim gjatë gjithë jetës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10/15, 145/15, 192/15 dhe 30/2016, 20/18 dhe 140/18), sesioni i 38-të i provimit (dhjetor 2024) do të mbahet në këto afate:

• Pjesa e parë e provimit – 16 dhe 17. 12. 2024 (duke filluar nga ora 15:30),

• Pjesa e dytë e provimit – 19 dhe 20. 12. 2024 (duke filluar nga ora 15:30),

• Pjesa e tretë e provimit – 21.12. 2024 (duke filluar nga ora 09:00), 23.12. 2024 (duke filluar nga ora 15:30) dhe 24.12. 2024 (duke filluar nga ora 15:30)

Kandidatët për provim duhet të dorëzojnë dokumentet e plota në Qendrën Shtetërore të Provimeve në datat 10, 11 dhe 12.12.2024 nga ora 10:00 deri në orën 14:30.

Provimet do të zhvillohen në qendrën kompjuterike të Qendrës Shtetërore të Provimeve në rr. “Vasil Gjorgov” p.n., 1000 Shkup.

Fletëparaqitjet me dokumentacion të plotë për dhënien e provimit janë të vendosura në faqen e QSHP-së, në rubrikën “PROVIMI PËR DREJTORË”

Risi
About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *