Ju njoftojmë se për kandidatët për drejtor i shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të nxënësve dhe universitetit të hapur civil për mësim të përjetshëm, të cilët kanë fituar të drejtën e dhënies së provimit, në përputhje me Ligjin për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të nxënësve dhe universitetit të hapur civil mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtaree Republikës së Maqedonisë” 10/15, 145/15, 192/15 dhe 30/2016, 20/18 dhe 140/18), do të realizohet sesioni i 1-rë i provimit (prill 2026) në periudhën nga 03.04.2026 deri në 20.04.2026.
Kandidatët për provim dokumentet e kompletuara duhet t’i dorëzojnë në Qendrën Shtetërore të Provimeve më 01 dhe 02.04.2026 nga ora 9:00 deri në 14:30.
Provimet do të zhvillohen në qendrën kompjuterike të Qendrës Shtetërore të Provimeve në rr. “Vasil Gjorgov” pn, 1000 Shkup.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e plotë për dhënien e provimit janë të vendosura në ueb-faqen e QSHP-së, në pjesën “PROVIMI PËR DREJTORË”.



