dic

March 7, 2025

Informacion për sesionin e 1-rë të provimit në vitin 2025 (mars 2025)

Ju njoftojmë se për kandidatët për drejtor i shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të nxënësve dhe universitetit të hapur civil për mësim të përjetshëm, të cilët kanë fituar të drejtën e dhënies së provimit, në përputhje me Ligjin për trajnim dhe provim për drejtor të shkollës fillore, shkollës së mesme, konviktit të nxënësve dhe universitetit të hapur civil mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtaree Republikës së Maqedonisë” 10/15, 145/15, 192/15 dhe 30/2016, 20/18 dhe 140/18), (Mars 2025) do të realizohet sesioni i 1-rë i provimit (mars 2025) në terminët e mëposhtëm: 

  • Pjesa e parë e provimit – 21.03.2025 (duke filluar nga ora 12:00) dhe 24.03.2025 (duke filluar nga ora 15:00),
  • Pjesa e dytë e provimit – 25.03.2025 (duke filluar nga ora 12:00),
  • Pjesa e tretë e provimit – 26, 27 dhe 28.03.2025 (duke filluar nga ora 15:00).

     Kandidatët për provim dokumentet e kompletuara duhet t’i dorëzojnë në Qendrën Shtetërore të Provimeve 17 dhe 18.03.2025 nga ora 9:00 deri në 14:30. 

Provimet do të zhvillohen në qendrën kompjuterike të Qendrës Shtetërore të Provimeve në rr. “Vasil Gjorgov” pn, 1000 Shkup. 

Fletëparaqitja me dokumentacionin e plotë për dhënien e provimit janë të vendosura në ueb-faqen e QSHP-së, në pjesën “PROVIMI PËR DREJTORË”. 

 

QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE 

Risi
About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *