Qendra Shtetërore e Provimeve po bën përgatitje intensive për testimin kryesor që realizohet për herë të parë në kuadër të testimit shtetëror. Testimi do të realizohet në kl. III, më 1. dhe 2. qershor të vitit 2022, nga lëndët mësimore gjuhë maqedonase, gjuhë shqipe dhe matematikë. Në kampion janë të përfshira 79 shkolla në gjuhën mësimore maqedonase dhe 41 shkolla në gjuhën mësimore shqipe në të cilat do të testohen 4200 nxënës nga gjuha amtare (gjuhë maqedonase ose gjuhë shqipe) dhe 1600 nxënës nga matematika (në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe).
Qëllimi themelor i testimit shtetëror është të jap të dhëna objektive dhe të besueshme për realizimin e standardeve të arritjeve të nxënësve për fusha arsimore dhe
lëndë arsimore me rëndësi të veçantë gjatë arsimit fillor. Të dhënat e këtilla do të sigurojnë prova për zhvillimin dhe avancimin e politikave arsimore në drejtim të arritjes së
standardeve bashkëkohore botërore në arsim.
Me rëndësi të posaçme është të theksohet se të dhënat e fituara me anë të testimit shtetëror do të grumbullohen dhe përdoren në niveli sistemor. Të dhënat nuk mund dhe nuk do të përdoren nga ana e cilitdo institucion ose autoritet kompetent për ndjekjen e arritjeve të nxënësve të caktuar, për vlerësimin e punës së mësimdhënësve të caktuar ose për krahasimin e arritjeve të nxënësve të caktuar. Përveç testeve, janë përgatitur edhe pyetësor për drejtorët e shkollave, për mësimdhënësit nxënësit e të cilëve do të jenë pjesëmarrës në testim, për nxënësit dhe për
prindërit. Të gjitha të dhënat nga pyetësorët mbeten anonime dhe kanë të vetmin qëllim – analizën e faktorëve nga sfondi të cilët ndikojnë ndaj arritjeve të nxënësve.
Më 18 dhe 19 mај 2022 u mbajtën trajnime (në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe) për organizimin e testimit në të cilët morën pjesë rreth 240 drejtorë dhe
koordinatorë nga shkollat fillore që janë përzgjedhur në kampionin për testim. Mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të gjitha informacionet plotësuese mund t’i marrin
nga koordinatorët e shkollave, si dhe nga “Koncepti për testim shtetëror” të publikuar në ueb-faqen e Qendrës Shtetërore të Provimeve: https://dic.edu.mk/
Qendra Shtetërore e Provimeve pret qëndrim pozitiv nga të gjithë personat të cilët direkt apo indirekt janë të përfshirë në testim dhe i inkurajon që ta pranojnë, jo vetëm si detyrim ligjor, por si kontribut personal në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Posaçërisht është me rëndësi të theksohet se nuk është i nevojshëm, as i rekomandueshëm çfarëdo lloj ngarkimi i nxënësve me përgatitje të posaçme për testimin sepse qëllimi kryesor i testimitshtetëror është të fitohen të dhëna objektive për dituritë e nxënësve të fituara gjatë tërë vitit shkollor 2021/2022.
Të gjithë nxënësve u dëshirojmë sukses në testim!