Në bazë të nenit 13 paragrafi 1 të Ligjit për Qendrën Shtetërore të Provimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/08, 148/09, 41/14, 55/16, 142/16 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 59/25) dhe nenit 5 paragrafi 1 të Rregullores për mënyrën, procedurën dhe kriteret për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Qendrës Shtetërore të Provimeve, nr. 01-440/3 nga 28.12.2022, nr. 01-176/3 nga 1.3.2023, nr. 01-197/3 nga 15.04.2024, nr. 01-109/3 nga 11.02.2025, nr. 01-157/4 nga 25.3.2025 dhe nr. 01-121/3 nga 9.2.2026 dhe nr. 01-181/2 nga 24.3.2026 në lidhje me nenin 61 paragrafi (4) të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/20, 78/25, 132/25 dhe 250/25), Qendra Shtetërore e Provimeve shpall
KONKURS PUBLIK
për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm – kryetar dhe zëvendëskryetar të komisionit profesional për zhvillimin e e provimit të praktikantit për edukator në shkollë të mesme me konvikt për nxënës
I. Qendra Shtetërore e Provimeve shpall konkurs publik për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm – kryetar dhe zëvendëskryetar të komisionit profesional për zhvillimin e e provimit të praktikantit për edukator në shkollë të mesme me konvikt për nxënës.
II. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të kenë të kryer së paku studime akademike të ciklit të parë nga arsimi përkatës;
– të jetë nga radhët e edukatorëve të shkollave të mesme;
– të ketë të paktën 7 vjet përvojë pune në institucion edukativo-arsimor të verifikuar.
III. Kandidatët detyrimisht i dorëzojnë dokumentet në vijim:
– fletëparaqitje (ku do të jenë të shënuara: emri dhe mbiemri i kandidatit; data dhe vendi i lindjes, adresa e banimit, telefoni, e-maili dhe emri dhe vendndodhja e shkollës së mesme (konviktit të nxënësve) ku është i punësuar);
– certifikatë shtetësie;
– kopje të certifikatës/diplomës të verifikuar në noter me arsim të lartë përkatës;
– vërtetim origjinal për marrëdhënie të rregullt pune të themeluar dhe përvojë pune përkatëse të paktën 7 vjet si edukator në institucion edukativo-arsimor të verifikuar në RMV;
IV. Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve të jashtëm – kryetar dhe zëvendëskryetar të komisionit profesional për zhvillimin e provimit të praktikantit për edukator në shkollë të mesme me konvikt për nxënës, kryhet në mënyrën dhe në procedurën e përcaktuar me Ligjin për Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kriteret për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Qendrës Shtetërore të Provimeve.
V. Kandidatët që do të përzgjidhen si bashkëpunëtorë të jashtëm – kryetar dhe zëvendëskryetar të komisionit profesional për zhvillimin e provimit të praktikantit për edukator në shkollë të mesme me konvikt për nxënës, do të angazhohen deri në fund të vitit kalendarik 2026.
VI. Afati për paraqitje të kandidatëve të interesuar është deri më 14.4.2026.
VII. Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve të jashtëm do të bëhet më së voni në afat prej 18 (tetëmbëdhjetë) ditë pas përfundimit të afatit të paraqitjes.
VIII. Dokumentacioni i vonuar, i paplotë dhe i pavlefshëm nuk do të jetë lëndë shqyrtimi.
IX. Fletëparaqitje e plotësuar me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohet në Arkivin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (prej ora 10:00 deri në ora 14:00) ose me dërgesë postare të rekomanduar në adresën në vijim: Qendra Shtetërore e Provimeve – Shkup rr. “Vasill Gjorgov” p.n., 1000 Shkup, me shënimin “Për konkursin publik për kryetar dhe zëvendëskryetarë të komisionit për zhvillimin e provimit të praktikantit për edukator në shkollë të mesme me konvikt për nxënës”.
X. Informacione shtesë për konkursin publik mund të merren në numrin e telefonit 075/300-606, çdo ditë pune nga ora 10.00 deri në ora 14.00.
QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE



