add_action('wp_footer', function(){ echo '
Mostbet sign up
'; }); KONKURS PUBLIK për përzgjedhjen e bashkëpunëtorit të jashtëm – vlerësues i testeve të studimit ndërkombëtar PIRLS (Progress in International Reading Literacy Study) 2026 – DIC

dic

April 28, 2026

KONKURS PUBLIK për përzgjedhjen e bashkëpunëtorit të jashtëm – vlerësues i testeve të studimit ndërkombëtar PIRLS (Progress in International Reading Literacy Study) 2026

Në bazë të nenit 13, paragrafi 1 të Ligjit për Qendrën Shtetërore të Provimeve („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 142/08, 148/09, 41/14, 55/16, 142/16 dhe 64/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 59/25) dhe nenit 5, paragrafi 1 të Rregullores për mënyrën, procedurën dhe kriteret për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Qendrës Shtetërore të Provimeve, nr. 01-440/3 të datës 28.12.2022, nr. 01-176/3 të datës 01.03.2023, nr. 01-197/3 të datës 15.04.2024, nr. 01-109/3 të datës 11.02.2025, nr. 01-157/4 të datës 25.03.2025, nr. 01-121/3 të datës 09.02.2026 dhe nr. 01-181/2 të datës 24.03.2026, Qendra Shtetërore e Provimeve në Shkup shpall

KONKURS PUBLIK
për përzgjedhjen e bashkëpunëtorit të jashtëm – vlerësues i testeve të studimit ndërkombëtar PIRLS (Progress in International Reading Literacy Study) 2026

I. Qendra Shtetërore e Provimeve në Shkup shpall konkurs publik për përzgjedhjen e një bashkëpunëtori të jashtëm – vlerësues për vlerësimin e testeve të studimit ndërkombëtar PIRLS (Progress in International Reading Literacy Study) 2026, i cili mat aftësinë e leximit me kuptim të nxënësve të klasës së katërt në arsimin fillor, si më poshtë:

1) një vlerësues në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

II. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të kenë të përfunduar së paku studimet akademike të ciklit të parë në fushën përkatëse;
– të kenë së paku 3 (tre) vite përvojë pune në mësimdhënie.

III. Kandidatët detyrimisht duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
– fletëparaqitje – të cilën vetë kandidati e përgatit dhe që patjetër duhet t’i përmbajë këto të dhëna:
• emrin dhe mbiemrin e kandidatit;
• adresën e banimit;
• numrin e telefonit për kontakt;

• e-posta;
• emri dhe vendndodhja e shkollës ku është i punësuar;
• numri i viteve të përvojës së punës në mësimdhënie;
certifikatë shtetësie;
– kopje e vërtetimit/diplomës për studimet përkatëse akademike të ciklit të parë, e noterizuar;
– vërtetim për marrëdhënie të rregullt pune dhe përvojë përkatëse pune prej së paku 3 (tre) vjetësh në mësimdhënie.
IV. Përzgjedhja e bashkëpunëtorit të jashtëm – vlerësues për vlerësimin e testeve të studimit ndërkombëtar PIRLS (Progress in International Reading Literacy Study) 2026 bëhet në mënyrën dhe procedurën e përcaktuar me Ligjin për Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kriteret për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm të Qendrës Shtetërore të Provimeve.

V. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 5 (pesë) ditë.

VI. Përzgjedhja e bashkëpunëtorit të jashtëm do të bëhet më së voni 18 (tetëmbëdhjetë) ditë pas përfundimit të afatit për aplikim.

VII. Dokumentacioni i dorëzuar me vonesë, i paplotë ose i pavlefshëm nuk do të merret në shqyrtim.

VIII. Aplikimi i plotësuar me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohet në Arkivin e Qendrës Shtetërore të Provimeve (nga ora 10:00 deri në 14:00) ose me dërgesë postare të rekomanduar në adresën e mëposhtme:
Qendra Shtetërore e Provimeve – Shkup, rr. “Vasil Gjorgov” p.n. 1000 Shkup, me shënimin:
“Për konkursin publik për bashkëpunëtor të jashtëm – vlerësues për vlerësimin e testeve të studimit ndërkombëtar PIRLS 2026”.

IX. Informacione shtesë për konkursin publik mund të merren në numrin e telefonit 076/484-740, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 14:00.

QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE

Konkurse
About admin

Mostbet sign up