dic

July 8, 2020

Informacion mbi sesionin XXI të provimit në vitin 2020

Ju njoftojmë që sesioni 21 i provimit  (korrik 2020) për kandidatët për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur qytetarë për mësim të përjetshëm të cilët kanë fituar të drejtën për të dhënë provimin në përputhje me Ligjin për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur qytetarë për mësim të përjetshëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10/15, 145/15, 192/15 dhe 30/2016, 20/18 dhe 140/18), do të realizohet në terminët vijues:

  • Pjesa e parë e provimit – 20 dhe 21 07.2020 (nga ora 15:30 )
  • Pjesa e dytë e provimit –  22 dhe 23 07.2020 (nga ora 15:30 )
  • Pjesa e tretë e provimit – 25.07.2020 ( nga ora 09:00)

Kandidatët për provim duhet të dorëzojnë dokumentet e kompletuara pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve në periudhën nga 13.07.2020 – 17.07.2020.
Provimet do të mbahen në qendrën kompjuterike pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve  në rr. „Vasil Gjorgov“ p.n, 1000 Shkup.

Risi
About admin