Matura Shtetërore
Matura është pjesë shumë e rëndësishme në procesin arsimor në shumë vende të botës. Matura shtetërore është përmbledhje e më shumë provimeve eksterne dhe interne me anë të së cilëve kontrollohen dhe vlerësohen dituritë, shkathtësitë dhe aftësitë e nxënësve të cilat i kanë fituar në arsimimin e mesëm katërvjeçar.
Rezultatet e arritjeve të nxënësve paraqesin bazë për caktimin e anëve pozitive, por, njëkohësisht, edhe të sfidave të sistemeve arsimore në botë. Njohuritë e fituara nga këto rezultate, kreatorët e politikave arsimore në vendin tonë mund t’i shfrytëzojnë si udhërrëfyes në planifikimin e strategjive dhe për të ndërmarrë aktivitete në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim.
Në periudhën nga 1999-2007 janë realizuar përgatitje të rëndësishme dhe komplekse për inkuadrimin e Maturës Shtetërore dhe provimeve përfundimtare, si përmbyllje e arsimit të mesëm në Republikën e Maqedonisë. Përgatitja për realizim nënkuptonte sjelljen e tërësishmetë legjislativës së duhur ligjore, hartimin e materialeve të detyrueshme profesionale dhe realizimin e një numri të caktuar të provash pilot-provimesh. Qëllimi i këtyre pilotimeve ishte që të fitohen njohuri mbi cilësinë e instrumentave matës – testet, të verifikohen procedurat për realizimin e maturës shtetërore dhe të testohet sistemi informatiko-teknologjik për mbështetjen e procesit të përgjithshëm në realizimin e provimeve.
Koncepti për maturë dhe provim përfundimtar në arsimin e mesëm në Republikën e Maqedonisë është miratuar me vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11-6099/2 më 10. 10. 2005. Po injëjti dy herë ka pësuar ndryshime dhe plotësime.Sipas këtij dokumenti, provimi i maturës shtetërore përbëhet nga tri pjesë, sa vijon:
- pjesa e detyrueshme (gjuhë maqedonase dhe letërsi ose gjuhë shqipe dhe letërsi ose gjuhë turke dhe letërsi, varësisht se në cilën gjuhë nxënësi ndjek mësimin)
- pjesa zgjedhore
- detyra projektuese.
Në fazën e parë të implementimit të konceptit të maturës shtetërore secili nxënës i nënshtrohet:
- lëndë e detyrueshme – gjuhë amtare – eksterne
- lëndë zgjedhore – gjuhë e huaj ose matematikë/filozofi/estetikë – eksterne
- dy lëndë zgjedh nga lista e caktuar nga Koncepti – interne
Provimet eksterne të maturës shtetërore i përgatit, organizon dhe realizon Qendra Shtetërore e Provimeve, ndërsa provimet interne janë në kompetencë të shkollave. Realizimi i maturës shtetërore në Republikën e Maqedonisë tashmë është realitet. Matura Shtetërore zhvillohet në dy sesione provimi: sesioni i qershorit dhe i gushtit. Në sesionin e gushtit paraqiten ato kandidatë të cilët në afatin e qershorit nuk kanë kaluar një pjesë ose të gjitha provimet e maturës shtetërore ose për arsye të justifikueshme nuk kanë qenë në afatin e qershorit. Matura Shtetërore për herë të parë me sukses ishte realizuar në vitin shkollor 2007/2008. Matura shtetërore zhvillohet sipas programeve të posaçme të provimit, të cilat janë hartuar në bazë të programeve arsimore për lëndët gjegjëse arsimore. Diploma e fituar nga ky provim ka për qëllim të shërbejë edhe për selekcionimin e kandidatëve për regjistrim në studime universitare.