Të nderuar drejtorë,
Në bazë të Ligjit për trajnimin dhe provimin për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur civil për mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 10/2015, 145/2015, 192/2015, 30/2016, 120/2018 dhe 140/2018) çdo drejtor shkolle që ka dhënë provimin e drejtorit është i detyruar të ndjekë trajnimin e avancuar prej së paku 4 ditë seminari (nga 8 orë), me kohëzgjatje totale 32 orë gjatë vitit.
Për ata drejtorë që nuk janë paraqitur ende për trajnimin e avancuar, afati i fundit për regjistrim është data 01.11.2024.
Në qoftë se nuk paraqiteni deri në këtë datë, sistemi i trajnimit për këtë vit mbyllet dhe ju do të mund të regjistroheni në vitin e ardhshëm kalendarik.
Për faktin se është fundi i vitit dhe tashmë po zhvillohen trajnimet e fundit, temat tuaja të zgjedhura mund të pësojnë ndryshime në konsultim me ju.