Njoftim (thirrje publike) për provimin profesional për praktikantë

ME RËNDËSI: Njoftimi nuk vlen për kandidatët të cilët tërë/ose një pjesë të stazhit të praktikantit  e kanë realizuar si asistentë arsimor. Edukatorët e konvikteve të nxënësve provimit i nënshtrohen te Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Qendra Shtetërore e Provimeve në harmoni me nenin 2 nga Ligji për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkolla fillore dhe të mesme („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.161/19), organizon provimin profesional për praktikantët të cilët pas skadimit të stazhit të praktikantit janë të detyruar të japin atë.

А. Për kandidatët të cilëve stazhi i praktikantit u ka nisur para 01.9.2020 vlejnë dispozitat nga Rregullore për mënyrën dhe procedurën gjatë dhënies së provimit profesional për mësues, arsimtar, bashkëpunëtor profesional dhe edukator në shkollë fillore (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 27/96) dhe Rregullore për kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit profesional të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional  në shkollat e mesme  publike (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 27/96).

B. Për kandidatët të cilëve stazhi i praktikantit u ka nisur nga 01.9.2020 vlejnë dispozitat nga Rregullore për programin për dhënien e provimit profesional për mësimdhënës-praktikant, bashkëpunëtor profesional-praktikant dhe për mënyrën e realizimit të provimit profesional (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 121/20), Rregullore për përkrahjen mentoriale të praktikantit (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 151/20) dhe Rregullore për formën, përmbajtjen dhe elementet e Programit për përkrahjen e praktikantit për përvetësimin  e  kompetencave themelore profesionale dhe përgatitja  e tij për dhënien e provimit profesional  (të gjitha të publikuara në faqen e QShP-së).

C. Për kandidatët të cilëve stazhi i praktikantit u ka nisur para 01.09.2020 dhe në ndërkohë kanë ndërprerje, dhe i njëjti u ka vazhduar pas 01.9.2020vlejnë dispozitat nga Rregullore për programin për dhënien e provimit profesional për mësimdhënës-praktikant, bashkëpunëtor profesional-praktikant dhe për mënyrën e realizimit të provimit profesional (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 121/20), Rregullore për përkrahjen mentoriale të praktikantit (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 151/20) dhe Rregullore për formën, përmbajtjen dhe elementet e Programit për përkrahjen e praktikantit për përvetësimin e  kompetencave themelore profesionale dhe përgatitja  e tij për dhënien e provimit profesional  (të gjitha të publikuara në faqen e QShP-së).

Praktikantët që kanë përfunduar stazhin e praktikantit dhe i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit profesional dorëzojnë:

FLETËPARAQITJE (KËTU) për dhënien e provimit profesional me këtë dokumentacion:

Sipas rregulloreve TË VJETRA KËTU

A. kandidatë të cilëve stazhi i praktikantit u ka nisur para 01.9.2020

Sipas rregulloreve TË REJA KËTU

B. dhe C. Kandidatë të cilëve stazhi i

praktikantit u ka nisur nga 01.9.2020 ose para 01.9.2020 dhe në ndërkohë kanë ndërprerje, po i njëjti u ka vazhduar pas 01.9.2020.[1]

Certifikatë për përfundimin e stazhit të praktikantit në shkollë në kohëzgjatje prej një viti në të cilën do të shënohet afati gjatë së cilit është zhvilluar stazhi i praktikantit – e vërtetuar me numër arkivi nga shkolla në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit. Raport për përvetësimin e kompetencave themelore profesionale të praktikantit dhe gatishmërinë e tij për dhënien e provimit profesional nga mentori (shtojca 3 për mësimdhënës dhe 4 për bashkëpunëtorë profesional) – i vërtetuar me numër arkivi nga shkolla në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit.KËTU
Mendim nga mentori për punën e praktikantit gjatë realizimit të stazhit të praktikantit – i vërtetuar me numër arkivi nga shkolla në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit. Raport nga mentori për përvetësimin e kompetencave themelore profesionale të praktikantit (shtojca 3 për mësimdhënës dhe 4 për bashkëpunëtorë profesional) – i vërtetuar me numër arkivi nga shkolla në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit.KËTU
Mendim nga organi më i lartë profesional i shkollës në të cilën është i punësuar praktikanti mbi punën e tij edukativo-arsimore gjatë stazhit të praktikantit – i vërtetuar me numër arkivi nga shkolla në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit. Propozim nga këshilli arsimor për dhënien e provimit profesional për praktikantin ose për vazhdimin e stazhit të praktikantit – i vërtetuar me numër arkivi nga shkolla në të cilën është zhvilluar stazhi i praktikantit. KËTU
Raportin nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut për stazhin e realizuar të punës në shkollë në kohëzgjatje prej një viti kalendarik. Raportin nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut për stazhin e realizuar të punës në shkollë në kohëzgjatje prej një viti kalendarik.
Kopje e diplomës apo certifikatës për përfundimin e arsimimit përkatës (e noterizuar). Kopje e diplomës apo certifikatës për përfundimin e arsimimit përkatës (e noterizuar).
Kopje e certifikatës për përgatitjen pedagogjike-psikologjike dhe metodike të marrë në institucion të akredituar të arsimit të lartë, për praktikantët të cilëve iu duhet përgatitja në fjalë në përputhje me normativin për kuadër arsimor nga programet arsimore për lëndët mësimore përkatëse (e noterizuar). Kopje e certifikatës për përgatitjen pedagogjike-psikologjike dhe metodike të marrë në institucion të akredituar të arsimit të lartë, për praktikantë të cilëve iu duhet përgatitja në fjalë në përputhje me normativin për kuadër arsimor nga programet përkatëse arsimore për lëndët mësimore përkatëse (e noterizuar).
Detyrë shtëpie me shkrim në dy ekzemplarë, nga të cilët një ekzemplar në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj cirilik dhe një ekzemplar në gjuhën dhe alfabetin në të cilën praktikanti e realizon mësimdhënien.

Temat për hartimin e Studimit aksional ose studimin e rastit janë dhënë në rregulloret përkatëse të cilat janë cekur më lartë.
Temën e zgjedhur për punimin e detyrës së shtëpisë praktikanti duhet ta hulumtojë dhe përpunojë nga aspekti i zbatimit praktik të drejtpërdrejtë të saj në punën arsimore në fushën më të ngushtë profesionale të praktikantit. Materiali profesional duhet të jetë në formë të ESEJËS për problemin – temën e përzgjedhur në vëllim prej tetë deri më dhjetë faqe.
Orientime për hartimin e detyrës së shtëpisë me shkrim janë të dhëna KËTU.

 Studim aksional ose studim rasti, në dy ekzemplarë, nga të cilët një ekzemplar në gjuhën maqedonase dhe në alfabetin e saj cirilik dhe një ekzemplar në gjuhën dhe alfabetin në të cilën praktikanti e realizon mësimdhënien.

 

Fushat/temat për studimin  aksional ose studimin e rastit, për detyrën e shtëpisë me shkrim janë dhënë tek Rregullorja e programit për dhënien e provimit profesional të mësimdhënësit praktikant dhe bashkëpunëtor profesional praktikant dhe për mënyrën e realizimit të provimit profesional (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 121/20).

Problemin e përzgjedhur për studim, praktikanti e hulumton, analizon, studion, zbaton aktivitete praktike për zgjidhjen e tij dhe harton material profesional përkatës në formë të shkruar, në vëllim prej më së paku dhjetë faqesh, kurse më së shumti deri në tridhjetë faqe.
Orientime për hartimin e studimit aksional ose studimin e rastit janë dhënë këtu KËTU.

Ekzemplar të fletëpagesës së mjeteve të derdhura për dhënien e provimit profesional (fletëpagesa në origjinal). Ekzemplar të fletëpagesës së mjeteve të derdhura për dhënien e provimit profesional (fletëpagesa në origjinal).

[1] Në qoftë se praktikanti e realizon stazhin e praktikantit në më shumë shkolla rrjedhimisht, Raportin për përvetësimin e kompetencave elementare profesionale dhe gatishmërinë e tij për dhënien e provimit profesional e plotëson mentori dhe drejtori i shkollës në të cilën praktikanti e përfundon dhe realizon stazhin e praktikantit, me propozim të këshillit arsimor.
Në qoftë se praktikanti e realizon stazhin e praktikantit në më shumë shkolla njëkohësisht, Raportin për përvetësimin e kompetencave elementare profesionale dhe gatishmërinë e tij për dhënien e provimit profesional e plotëson mentori dhe drejtori i shkollës në të cilën praktikanti realizon numër më të madh orësh/pune, me propozim të këshillit arsimor.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e kompletuar dërgohet VETËM PËRMES POSTËS pranë Qendrës Shtetërore të Provimeve me adresë në rr. “Vasil Gjorgov” pn., 1000 Shkup,  më së voni deri më 20.03.2024  (e mërkurë).

 

  • Praktikantët nga shkollat fillore në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë klasën në të cilën realizojnë mësimdhënie dhe lëndën mësimore.
  • Praktikantët nga shkollat e mesme në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë vitin në të cilin realizojnë mësimdhënie dhe lëndën mësimore.
  • Praktikantët nga shkollat e mesme profesionale në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë vitin në të cilin realizojnë mësimdhënie, lëndën dhe llojin e profesionit.
  • Praktikantët nga shkollat e mesme të artit në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional duhet të shënojnë vitin në të cilin realizojnë mësimdhënie, lëndën dhe llojin e artit.

Kandidatët për dhënien e provimit profesional paguajnë mjete në lartësi prej 1.600,00 (një mijë e gjashtëqind) denarësh në fletëpagesën e plotësuar në këtë mënyrë:

Qëllimi i pagesës: Pagesë për provimin profesional të mësimdhënësve-praktikantë në shkolla – sesioni i pranverës viti 2024;

Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Banka e pranuesit: Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Llogaria transakcionale:100000000063095;
Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 1600261506 787 16;
Shifra hyrëse: 723013;
Programi: 30.

VËREJTJE:

Kandidatët të cilët kanë realizuar stazhin e praktikantit në më shumë shkolla duhet që në mënyrë plotësuese të dorëzojnë mendimin e mentorit dhe vërtetim nga drejtori i shkollës se e kanë realizuar stazhin në shkollën paraprake duke cekur saktë periudhën e realizimit.

Hulumtimi aksional/studimi i rastit detyrimisht të përgatiten në përputhje me orientimet e dhëna në Doracak për mësimdhënës-Hulumtim aksional në praktikën edukativo-arsimore dhe fushat/temat për hulumtimin aksional ose studimin e rastit të dhëna në REGULLORE për mënyrën e realizimit të provimit profesional dhe Programit të dhënies së provimit profesional të praktikantit (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr.121/20).

Pyetjet për verifikimin e diturive të përgjithshme lidhur me rregullativën ligjore-normative dhe organizimin e veprimtarisë do të jenë nga dispozitat aktuale (më të reja) ligjore nga fusha e arsimit.

Dokumentacioni jo i dërguar me kohë nuk do të shqyrtohet dhe do të kthehet.

ORIENTIME:

  • Kandidatët të cilët kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar për dhënien e provimit profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve në sesionet e kaluara, kurse kanë munguar me arsye duhet të dorëzojnë vetëm fletëparaqitje të re për dhënien e provimit profesional.
  • Kandidatët të cilët kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar për dhënien e provimit profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve në sesionet e kaluara, kurse kanë hequr dorë para provimit ose kanë munguar pa paralajmërim ose arsyetim duhet të dorëzojnë fletëpagesë të re dhe fletëpatraqitje për dhënien e provimit profesional.
  • Kandidatët të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet për dhënien e provimit në Qendrën Shtetërore të Provimeve në sesionet e kaluara, në qoftë se tani i plotësojnë kushtet, duhet të dorëzojnë komplet dokumentacion të ri.
  • Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar provimin profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve në sesionin e kaluar, duhet të dorëzojnë fletëpagesë të re dhe fletëparaqitje. Në qoftë se edhe detyra e shtëpisë/studimi aksional është shkak për moskalimin e provimit duhet të dorëzojnë edhe detyrë shtëpie të re.

 

   QENDRA SHTETËRORE E PROVIMEVE