Historiku
Historiku
Në vitin 1999 në kuadër të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me përkrahjen e Bankës Botërore dhe të Qeverisë së Holandës u formua një njësi e re hulumtuese dhe zhvillimore, Njësia për vlerësim, qëllimi i së cilës është:
- të punojë në çështjet e efikasitetit dhe vlerësimin e cilësisë në arsim;
- të ndihmojë Ministrinë e Arsimit në hartimin dhe ngritjen e standardeve të arritjeve të nxënësve nëpër shkolla duke zhvilluar një sistem për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm.
Më vonë, në vitin 2005 ky njësit u ngrit në Departament për provime. Nga viti 2007 ky sektor quhet Departamenti për vlerësimin e arritjeve të nxënësve. Punonjësit e këtij sektori realizojnë vlerësimet vijuese:
- maturë dhe provimin përfundimtar në shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë;
- vlerësimin nacional në arsimin fillor;
- vlerësimin shkollor;
- pjesëmarrje në testime ndërkombëtare.
Në vitin 2008 është sjellë Ligji për Qendrën Shtetërore të Provimeve, ndërsa një vit më vonë po e njëjta është formuar dhe që atëherë funksionon si institucion i pavarur. Me Qendrën Shtetërore të Provimeve udhëheq drejtori dhe menaxhohet nga Bordi drejtues.