Vlerësimi nacional

Vlerësimi nacional i të arriturave të nxënësve të shkollave fillore është matje eksterne, që siguron të dhëna valide për diturin dhe aftësinë e nxënësve në fund të klasës dhe mësimit të lëndës, si dhe faktorët që ndikojnë në rezultatet. Në Republikën e Maqedonisë deri më tani vlerësimi nacional është zbatuar vetëm me projekte.
Vlerësimi i parë nacional i të arriturave në fund të mësimit klasor është realizuar në vitin 2001, si pjesë e projektit Vlerësimi dhe provimit në Maqedoni. Me këtë testim ishin përfshirë lëndët mësimore: gjuha maqedone, gjuha shqipe dhe matematika. Për rezultatet e këtij testimi në vitin 2002 është përpiluar raport.
Poashtu janë parashtruar dhe publikuar standard për të arriturat e nxënësve nga mësimi klasor në: gjuhën maqedone, gjuhën shqipe dhe matematikë. Standardet nga të arriturat e nxënësve në fund të mësimit të lëndës klasore janë përcaktuar nëpërmjet përshkrimit të kualitetit dje kuantitetit të diturisë dhe nëpërmjet pritjes së numrit të nxënësve që duhet ti arrijnë.
Në vlerësimin nacional janë përcaktuar tre nivele të të arriturave: standardi minimal (90%), standardi i mjaftueshëm (75%) dhe standardi i lartë (10%).
Në maj të vitit 2006 për herë të parë u bë matja e diturive dhe aftësive në lëndët natyrore dhe shoqërore të klasës së katërt. Raporti i rezultateve të të arriturave të nxënësve u paraqit ne vitin 2007.
Vlerësimi nacional i të arriturave të nxënësve të klasës së VIII për herë të parë është zbatuar ne maj të vitit 2006 në lëndët : gjuhë shqipe, gjuhë maqedone dhe matematikë. Raporti për rezultatet e arritura të nxënësve është publikuar në vitin 2007.