You are here: Matura shtetërore

Matura Shtetërore

  • MATURA SHTETËRORE
  •  

    Matura shtetërore është një projekt shumë i rëndësishëm në lëmin e arsimit. Përgatitjet për zbatimin e tij ishin të shumta, komplekse dhe u zhvilluan në një periudhë të gjatë kohore. Si rezultat i saj u përgatitën shumë dokumente të rëndësishme, si dhe u implementuan disa pilot matura.

    Në periudhën nga viti 2001-2007, ka patur shtatë pilot – testime për maturë shtetërore (gjashtë në një ekzemplar, dhe një testim për tërë popullatën përfshinte 17 500 nxënës të testuar në dy lëndë). Qëllimi i kësaj pilot- mature ishte që të fitohen njohuri mbi cilësinë e instrumenteve matëse - testeve, që të kontrollohen procedurat e zbatimit të maturës shtetërore dhe testimi i sistemit Informatiko -Teknologjik mbështetje të procesit të përgjithshëm të zbatimit të provimeve.

    Koncepti i maturës dhe provimit përfundimtar në shkollat ​​e mesme në Maqedoni është miratuar me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr. 11-6099/2 të 10. 10 2005 .I njëjti, dy herë ka pësuar ndryshime dhe plotësime. Sipas këtij dokumenti, provimi i maturës shtetërore përbëhet nga tri pjesë:

    • pjesa e detyrueshme (gjuhë dhe letërsi maqedone , gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi turke, varësisht se në cilën gjuhë nxënësi ndjek mësimin)
    • pjesa zgjedhore
    • detyra projektuese.

    Në fazën e parë  të implementimit, çdo nxënës i nënshtrohet provimit në:

    • lëndë e detyrueshme – gjuhë amtare - eksterne
    • lëndë zgjedhore - gjuhët e huaja ose matematikë / filozofi / estetikë - eksterne
    • dy lëndë zgjedhura nga lista e përcaktuar nga Koncepti - Intern

    Provimet eksterne të maturës shtetërore i përgatit, organizon dhe realizon Qendra e Provimeve Shtetërore, ndërsa provimet interne janë nën kompetencë të shkollave.

    Realizimi i maturës shtetërore në Republikën e Maqedonisë tashmë është një realitet. Faza e parë e maturës shtetërore, për herë të parë është realizuar me sukses në vitin shkollor 2007/2008.

    Matura shtetërore zhvillohet sipas një programi të veçantë të provimeve, të përgatitura jashtë shkollave, në bazë të programeve mësimore çdo lënde përkatëse, të përfshira në listën e maturës.

    Matura Shtetërore jepet në dy afate të provimit: afati i qershorit dhe gushtit. Në afatin e gushtit, provimit i nënshtrohen ata kandidatë të cilët në afatin e qershorit nuk e kanë dhënë një pjesë, apo të gjitha provimet e maturës shtetërore, ose për shkaqe të arsyeshme nuk iu nënshtruan fare provimit në afatin e qershorit.

    Matura Shtetërore në arsimin e mesëm katërvjeçar ka rol të dyfishtë. Përveç që paraqet pjesë përfundimtare të arsimit të mesëm, ky provim ka për qëllim të shërbejë në përzgjedhjen e kandidatëve për regjistrim në studimet universitare.