dic

March 3, 2017

Informatë për trajnimin e drejtorëve

Ju njoftojmë që në vijim e sipër është formimi i grupit të ri për trajnim e kandidatëve për drejtorë konform risive nga Ligji për trajnim dhe provim për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet të hapur qytetar për mësim të përjetshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.10/15, 145/15, 192/15 dhe 30/2016).
Paraqitja e kandidatëve për trajnim bëhet në formë të shkruar duke parashtruar fletëparaqitje.
Bashkë me fletëparaqitjen kandidati duhet të parashtrojë:

  1. Diplomë të arsimit të lartë adekuat
  2. Vërtetim mbi përvojën e punës të verifikuar nga Ministria, dhënë nga institucioni kompetent
  3. Biografi e shkurtër (rezyme, Currikulum vitae) dhe
  4. Kopje e fletëpagesës së shumës së paguar

Kandidatët e interesuar mund të paraqiten më së voni deri më 10.03.2017
Fletëparaqitjen e gjeni në ueb-faqen tonë.
Personi për kontakt :   për trajnim dhe provim Lidija Narashanova Smilevska  tel. 023203133.

Risi
About admin