Blog

May 23, 2018

Informacion për realizimin e Maturës Shtetërore në vitin shkollor 2017/18

Në harmoni me Konceptin për maturë shtetërore, maturë shkollore dhe provim përfundimtar në arsimin e mesëm publik, në kuadër të maturës shtetërore nxënësit i nënshtrohen 4 provimeve dhe detyrë-s projektuese, nga të cilët eksterne janë 3 lëndë. Me detyrim për të gjithë nxënësit është gjuha amtare.
Dhënia e provimeve eksterne të maturës shtetërore në sesionin e qershorit për vitin shkollor 2017/18 do të zhvillohet si vijon:

  • 02 qershor – gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë gjermane dhe gjuhë ruse;
  • 09 qershor – gjuhë maqedonase dhe letërsi, gjuhë shqipe dhe letërsi si dhe gjuhë turke dhe letërsi;
  • 11 qershor – kimi, fizikë, biologji, histori, filozofi, estetikë dhe biznes;
  • 13 qershor – matematikë.

Të gjitha provimet fillojnë saktë në ora 10. Testimi do të realizohet me teste të llojit laps-letër.
Provimet interne nga pjesa me zgjedhje e maturës shtetërore realizohen në terminë të caktuar nga Komisioni shkollor i maturës me propozim të komisioneve lëndore gjegjëse në periudhën nga 15 deri 29 qershor. Prezantimi dhe mbrojtja e detyrës projektuese zhvillohet në periudhën nga  14 marsi deri 16 maj, 2018.
Ata kandidatë të cilët në sesionin e qershorit nuk do të kalojnë një pjesë apo të gjitha provimet e maturës shtetërore, përkatësisht për shkaqe të arsyeshme nuk e kanë kaluar maturën shtetërore ose pjesë të maturës shtetërore në sesionin e qershorit ose iu është shqiptuar masa ndërprerje (përjashtim) nga provimi, dhënien e provimit mund ta realizojnë në sesionin e gushtit.
Realizimi i maturës shtetërore është proces kompleks dhe voluminoz, në të cilin përveç punonjësve të QSHP-së, përfshihen edhe një numër i madh i bashkëpunëtorëve të jashtëm (anëtarë të komisioneve shkollore të maturës, më tepër se 2000 testues-mësimdhënës të trajnuar, rreth 400 vlerësues, koordinatorë lokal, anëtarë të komisioneve për ankesa). Provimet do t’i ndjekin edhe mbikëqyrës të autorizuar, të punësuar pranë: Qendrës Shtetërore të Provimeve, Byro-së për Zhvillimin e Arsimit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qendrës për Arsimim Profesional dhe Trajnim dhe institucioneve të tjera kompetente për arsim në R.  e Maqedonisë.
Rezultatet preliminare të provimeve eksterne për kandidatët do të jenë të qasshme në afat prej 30 ditësh nga realizimi i provimit të fundit ekstern.
Rezultatet përfundimtare për kandidatët të cilët parashtrojnë ankim do të jenë të qasshme pas përfundimit të procesit të ankimeve. Për kandidatët të cilët nuk ankimojnë, rezultatet preliminare janë përfundimtare.

 

Risi
About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *