Blog

June 9, 2018

Informacion mbi provimin nga gjuhа amtare e për maturën shtetërore 2018

Më 09.06.2018 me fillim nga ora 10:00 u realizua pjesa me detyrim e maturës shtetërore në të gjitha shkollat publike dhe një pjesë të atyre private në Republikën e Maqedonisë për nxënësit e gjimnazeve, shkollave të artit dhe arsimit të mesëm profesional me kohëzgjatje katërvjeçare.  U mbajtë provimi nga gjuhë maqedonase dhe letërsi, gjuhë shqipe dhe letërsi dhe gjuhë turke dhe letërsi.  Për provim ishin paraqitur 14 966 kandidatë.  Prej tyre 67,5% iu nënshtruan lëndës gjuhë maqedonase dhe letërsi, 30% lëndës gjuhë shqipe dhe letërsi dhe 2,5% lëndës gjuhë turke dhe letërsi.
Provimet në mbarë shtetin kaluan në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat e definuara pa asnjë problem. Në realizimin e tyre të përfshirë ishin anëtarët e komisioneve shkollore të maturës, si dhe rreth 2000 testues-arsimtarë të trajnuar nga shkollat fillore dhe të mesme.  Provimin e ndiqnin 180 mbikëqyrës të autorizuar, punonjës nga: Qendra Shtetërore e Provimeve, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim.
Qendra Shtetërore e Provimeve i falënderon të gjithë mbikëqyrësit e autorizuar, drejtorët dhe punonjësit e shkollave, për përpjekjet maksimale që dhanë për realizimin e suksesshëm të këtyre provimeve. Falënderim të posaçëm shprehim edhe për të gjithë anëtarët e këshillave  shkollore të maturës, i cili në kontinuitet punonte dhe jepte mbështetje për realizim të suksesshëm të maturës shtetërore.
Të gjithë maturantëve në Republikën e Maqedonisë, Qendra Shtetërore e Provimeve u dëshiron sukses në arsimimin të tyre të mëtejshëm.

Risi
About admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *