Blog

April 10, 2018

NJOFTIM

Njoftohen kandidatët për drejtorë  të cilët kanë për qëllim të ripërtërijnë Certifikatën për drejtor me të cilën janë pajisur në përputhje me dispozitat të cilat kanë qenë në fuqi deri në ditën e fillimit të zbatimit të Ligjit për trajnimin dhe provimin për drejtor në shkollë fillore, shkollë të mesme, konvikt nxënësish dhe universitet i hapur qytetarë për mësim të përjetshëm, (deri më 01.10. 2016), duhet që më së voni deri më 01. shtator 2018 t’i nënshtrohen provimit për drejtor dhe të pajisen me Certifikatë për drejtor në përputhje me  dispozitat e Ligjit në fjalë (kliko këtu).

Provimi për drejtor përbëhet nga tri pjesë:
– verifikimi praktik i shkathtësive kompjuterike;
– verifikimi i aftësive për zbatimin e diturive teorike;
– prezantimi dhe mbrojtja e punimit seminarik.

Pjesa e parë e provimit jepet me anë të përdorimit të kompjuterit për zgjidhjen e një numri të caktuar të detyrave lidhur me zbatimin praktik të programeve dhe aplikacioneve softuerike që shfrytëzohen në arsim dhe për punë në zyrë.
Pjesa e dytë e provimit jepet me anë të përdorimit të kompjuterit dhe përbëhet nga verifikimi i shkathtësive për zbatimin e diturive teorike të fituara gjatë trajnimit.
Pjesa e tretë e provimit përbëhet nga prezantimi dhe mbrojtja e punimit seminarik nga kandidati.

Udhëzim për dhënien e provimit për drejtor për kandidatët të cilët kanë qëllim që të ripërtërijnë Certifikatën për drejtor.

  1. Kandidati parashtron – Kërkesë për dhënien e provimit për drejtor për ripërtërirjen e Certifikatës (kliko këtu).
  2. Pas pranimit të kërkesës së kandidatit, i caktohet (gjenerohet) titull për temën e punimit përfundimtar seminarik. Për të njëjtën kandidati njoftohet përmes meilit. Njëkohësisht, kandidatit i dorëzohen materiale për përgatitjen e provimit.
  3. Kandidati mund të aplikojë për të dhënë provimin në sesione (terminë) të publikuara në ueb-faqen e QSHP-së. Për këtë qëllim plotëson Fletaplikimi nr.2 (kliko këtu) dhe e dorëzon pranë QSHP-së duke bashkangjitur dokumentacionin e cekur në formularin Fletaplikimi nr.2.

Sesionet e provimit vazhdojnë në kontinuitet gjatë tërë vitit dhe me kohë publikohen në ueb-faqen e QSHP-së.

 

Risi
About admin