Historiku

Historiku

Në vitin 1999 në kuadër të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me përkrahjen e Bankës Botërore dhe të Qeverisë së Holandës u formua një njësi e re hulumtuese dhe zhvillimore, Njësia për vlerësim, qëllimi i së cilës është:

  • të punojë në çështjet e efikasitetit dhe vlerësimin e cilësisë në arsim;
  • të ndihmojë Ministrinë e Arsimit në hartimin dhe ngritjen e standardeve të arritjeve të nxënësve nëpër shkolla duke zhvilluar një sistem për sigurimin dhe kontrollin e cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm.

Më vonë, në vitin 2005 ky njësit u ngrit në Departament për provime. Nga viti 2007 ky sektor quhet  Departamenti për vlerësimin e arritjeve të nxënësve. Punonjësit e këtij sektori realizojnë vlerësimet vijuese:

  • maturë dhe provimin përfundimtar në shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë;
  • vlerësimin nacional në arsimin fillor;
  • vlerësimin shkollor;
  • pjesëmarrje në testime ndërkombëtare.

Në vitin 2008 është sjellë Ligji për Qendrën Shtetërore të Provimeve, ndërsa një vit më vonë po e njëjta është formuar dhe që atëherë funksionon si institucion i pavarur. Me Qendrën Shtetërore të Provimeve udhëheq drejtori dhe  menaxhohet nga Bordi drejtues.